Nga kërkimet shkencore, është vërtetuar se organizmi përfiton më shumë dobi nga maskat e fytyrës me fruta dhe perime për një periudhë relativisht afatshkurtër (jo më pak se 1 muaj) sesa nga konsumimi i tyre.
Nëse për krijojmë maska me fruta dhe perime dhe i përdorim 2 herë në javë nga 15-20 minuta për 1 muaj rresht, lëkura e fytyrës përfiton më tepër, më cilësisht dhe në mënyrë më të drejtpërdrejtë sesa nga ngrënia e tyre. Kjo për shkak se lëkura ka veti të mëdha absorbuese, e cila mundëson thithjen e ujitv vitaminave, mineraleve, karbohidrateve, acideve fruktoze dhe llojeve të tjera të ushqyesve që frutat dhe perimet përmbajnë. Nga origjina e tyre, frutat dhe perimet kanë në përbërje të tyre deri në 80% ujë, gjë që mundëson hidratimin e shkëlqyer të lëkurës, kurse prania e acideve fruktoze dhe sheqernave bëjnë një lloj eksfolimi natyral të lëkurës, duke e rigjeneruar atë, i japin shkëlqim, tonus, elasticitet, ngjyrë dhe pamje të bukur.
E njejta gjë ndodh edhe me konsumimin e tyre, por efektet janë më të shtrira në kohë, kërkojnë një sasi më të madhe konsumi dhe në mënyrë sistematike.