Për heqjen e Kallove

Një gjysëm kokrre domate, në të cilën kemi shtuar sheqer të imët në pjesën e brendshme të saj, vendoset mbi kallo për 8-9 orë. Veprimi përsëritet disa herë, derisa kalloja të hiqet me lehtësi.

Për Inflamacionet e Stomakut

Domatja. Për sëmundjet inflamatore të stomakut, është e rekomandueshme pirja e disa gotave në ditë lëng domate. Vetitë antimikrobiale dhe antiinflamatore të domates ndihmojnë në kurimin e këtyre lloj sëmundjeve.

Për sëmundjet e Mëlçisë

Në një tenxhere me më pak se 1 litër ujë, hedhim rreth 50 gr. gjethe të freskëta domatesh. Këto i lëmë të ziejnë mirë dhe lëngun e mbetur, pasi e kullojmë me napë, e pimë.

Për sëmundjet e Veshkave

Në një tenxhere me më pak se 1 litër ujë, hedhim rreth 50 gr. gjethe të freskëta domatesh. Këto i lëmë të ziejnë mirë dhe lëngun e mbetur, pasi e kullojmë me napë, e pimë.

Ushqimet Tonike

Domatja. Marrja e tre gotave me lëng domate në ditë është një tonik i mirë për të rimarrë energji edhe në rastet kur jeni i qetë dhe pa probleme me shëndetin. Kurse pirja e një gote para ushqimit ndihmon në tretje dhe shërben si aperitiv, duke hapur oreksin.

Për Djegiet e Lëkurës

Lëngu i domates është një ilaç mjaft efikas në rastin e djegieve të lëkurës të shkallës së parë. Menjëherë sapo lëkura ka pësuar djegie të shkallës së parë, lyerja e lëkurës së djegur me lëng domate ndihmon në ndalimin e nekrozës së mëtejshme të lëkurës dhe rehabilitimin e saj.

Recetat Klinike me Domate

Tonik dhe Aperitiv. Marrja e tre gotave me lëng domate në ditë është një tonik i mirë për të rimarrë energji edhe në rastet kur jeni i qetë dhe pa probleme me shëndetin. Kurse pirja e një gote para ushqimit ndihmon në tretje dhe shërben si aperitiv, duke hapur oreksin. Për Inflamacionet e Stomakut. Për… Lexo të plotë

Fitoterapia – Kthim në Natyrshmëri

Tri arsyet themelore pse duhen përdorur bimët mjekësore dhe epërsitë që ato kanë ndaj barnave sintetike Në origjinë, njeriu është i krijuar në natyrshmëri, ku përreth tij gjendet gjithçka për të cilën ai ka nevojë. Gjithashtu, gjithçka që gjendet përreth tij, në natyrshmërinë e vet, është e përsosur. Si rrjedhojë, edhe fitoterapia – terapia nëpërmjet… Lexo të plotë