Fitoterapia – Kthim në Natyrshmëri

Tri arsyet themelore pse duhen përdorur bimët mjekësore dhe epërsitë që ato kanë ndaj barnave sintetike

Në origjinë, njeriu është i krijuar në natyrshmëri, ku përreth tij gjendet gjithçka për të cilën ai ka nevojë. Gjithashtu, gjithçka që gjendet përreth tij, në natyrshmërinë e vet, është e përsosur. Si rrjedhojë, edhe fitoterapia – terapia nëpërmjet bimëve, është resursi më i madh në shkencën e mjekësisë. Më herët dhe deri në ditët e sotme, bimët mjekësore kanë shërbyer si furnizues dhe udhërrfyes në mjekësinë klasike, (e cila, ndoshta për shkak të xhelozisë së vet ndaj saj, i ka rrëmbyer asaj emrin “mjekësia klasike”, duke e quajtur “mjekësia alternative”, d.m.th. si një “variant B”, gjë që është edhe keqkuptimi më i madh mjekësor që mbartin njerëzit, të cilët e paguajnë shtrenjtë këtë). Ja cilat janë arsyet për të përdorur fitoterapinë:

Kanë Efekte Terapeutike të Përgjithshme. Çdo bimë mjekësore veprimin e parë terapeutik e ka në sistemin imunitar. Ato veprojnë si tonifikues, duke e forcuar sistemin imunitar dhe krijuar mbrojtje të natyrshme ndaj faktorëve të riskut që e kërcënojnë. Së dyti, edhe pse mund të përdoren për një simptomë apo sëmundje të caktuar, një bimë mjekësore e shtrin efektin e saj kurativ edhe në një sërë sëmundjesh dhe çrregullimesh të tjera që mund të ketë organizmi i njeriut, duke krijuar një veprim të shumëfishtë. Kjo veti e bimëve mjekësore është mjaft e rëndësishme, pasi vetë sëmundjet për natyrën e tyre janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme shkak-pasojë me njëra-tjetrën, duke e vështirësuar shërimin.

Kanë Efekte Terapeutike të Qëndrueshme dhe Afatgjata. Bimët mjekësore i identifikojnë të gjitha sëmundjet në organizëm dhe veprojnë mbi to, duke krijuar një terapi afatgjatë dhe të qëndrueshme, larg zgjidhjeve të çastit, apo luftës kundër simptomave. Për këtë arsye, bimët mjekësore janë mjaft efektive kryesisht në sëmundjet kronike.

Nuk kanë Efekte Anësore. Bimët mjekësore janë miqësore me organizmin. Edhe nëse nuk merret nga to rezultati i pritur, bimët mjekësore në përgjithësi, nuk shkaktojnë efekte anësore nga përdorimi  tyre, krahasuar me efektet e barnave dhe suplementeve. Kjo për shkak se barnat dhe suplementet janë rezultat i sintezës në rrugë industriale i një apo disa përbërësve të tyre, të cilat në vetvete mund të kenë efekte negative, kurse bima në tërësi nuk ka efekte të tilla, pasi ajo gjendet në një ekuilibër të përsosur. Nëse një lëndë e saj përmban efekte anësore, në të njëjtën bimë gjenden edhe lëndë të tjera, të cilat e neutralizojnë veprimin e saj. Në këtë rast, për kërcënimet nga bimët mjekësore, përdoruesit e tyre gjejnë “mbrojtje” nga vetë bima.

Referencat

US National Library of Medicine; web: www.nlm.nih.gov
National Institutes of Health; web: www.nih.gov