Identifikoni Vlerat Tuaja

Pasi ne dalim në jetë, një nga punët e para që bëjmë, është të identifikojmë vlerat tona. Një vlerë është diçka që ne e zotërojmë ose jo, por që e konsiderojmë mjaft të rëndësishme. Pasi i identifikuam ato, përpiqemi që t’i zotërojmë. Dora e zgjatur përpara e një foshnje dhe të qarat e tij pikërisht këtë synojnë; notat e mira të një nxënësi dhe studenti po ashtu; edhe përpjekjet titanike të një prindi në luftën e përditshme për jetesë, pikërisht këtë duan të arrijnë: atë gjë që për ta është më e rëndësishmja.

Vlerat janë mjaft të rëndësishme. Njerëzit e kanë të pamundur të jetojnë pa to. Ato egzistojnë tek çdo njeri në mënyrë të vetëdijshme ose jo dhe e kushtëzojnë në çdo hap atë. Vlerat janë një pjesë themelore e vetes tonë. Ato janë thellë brenda nesh, fiks në thelb të asaj që jemi dhe po ndërtojnë blloqe, themele dhe bërthama për ne. Ky është personaliteti dhe identiteti.

Përse ne shqetësohemi nga disa njerëz ose situata? Kjo sepse ne e ndiejmë se një ose disa nga vlerat tona po rrezikohen, po shtypen, ndrydhen dhe nëpërkëmben. Përse në disa situata të tjera në lumturohemi dhe bëhemi me krahë? Sepse e ndiejmë se disa nga vlerat tona po konkretizohen në forma të ndryshme si pronësi, gjendje e re, emocione pozitive, etj. Vlerat janë ato që na udhëheqin. Ne e bëjmë ose nuk e bëjmë një gjë për shkak të vlerave që posedojmë; ne e duam apo urrejmë një person për faktin se ata zotërojnë apo nuk zotërojnë ato vlera që ne zotërojmë.

Të gjitha ato vlera që një person i quan të tilla për veten e tij përbëjnë sistemin e tij të vlerave. Për njeriun, është mjaft e rëndësishme identifikimi i vlerave që ai zotëron. Aftësia jonë për të përcaktuar qartë vlerat tuaja që zotërojmë është vendimtare në zhvillimin e karakterit dhe personalitetit tonë. Gradualisht, ne zhvillojmë personalitetin përmes identifikimit dhe ruajtjes së një grupi vlerash, që për ne kthehen në vlera të qëndrueshme. Identifikimi i vlerave tona ne na formëson. Përmes identifikimit të tyre ne jemi më pozitivë dhe energjikë. Në fund të fundit, e dimë se çfarë duam dhe e kërkojmë atë. Përveç kësaj, ne kuptojmë në se i kemi apo jo 3-4 vlera kyçe për të krijuar bazën e karakterit dhe personalitetit tonë. Nëse s’i kemi, nisim që t’i zotërojmë.

Por si mund t’i identifikojmë vlerat tona?

Vlerat herë shfaqen fuqishëm tek ne, e herë fshihen thellë brenda nesh, saqë edhe vetë personi gjykon se ato nuk egzistojnë më. Por në të vërtetë, duhet të vijnë disa situata, në të cilat ato provokohen dhe dalin në shesh. Vlerat tona janë të shprehura gjithmonë dhe vetëm në veprimet tona. Ajo që ne bëjmë është shprehje e asaj që duam. Atë që nuk e bëjmë, nuk e duam.

Kur të dallojmë se cilat janë vlerat tona, ne mund të fillojmë dhe të bëjmë zgjedhje duke drejtuar jetën drejt tyre. Ne duhet t’i organizojmë ato me përparësi.

Të identifikosh vlerat është shumë e rëndësishme, sidomos për njerëzit me vetëvlerësim të ulët. Ato pasi identifikohen, pastrohen dhe ruhen, duke u kthyer gradualisht në vlera të qëndrueshme. Vlerat e qëndrueshmë nuk shkelen. Ato vetëm respektohen dhe promovohen tek të tjerët. Njerëzit nuk mund të zhvillojnë një personalitet të fuqishëm, nëse nuk kanë një thelb të qëndrueshëm brenda tyre. Dhe pikërisht këto janë vlerat. Bëheni zakon të jetës tuaj çmueshmërinë e të gjitha gjërave të mira të jetës suaj. Kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë me veten tuaj.

Njerëzit që nuk arrijnë dot të identifikojnë vlerat e tyre janë të vegjël, të ngushtë, mosmirënjohës dhe qaramanë. Ata janë pasivë dhe gjithmonë mendojnë se nuk mund të jenë fitues por vetëm dështakë.

Ja se çfarë shkruan N. V. Peale:

“Njëherë m’u pat drejtuar një person në moshë të mesme. Ka qenë në një gjendje shumë të dëshpëruar. Më tha se të gjitha që i ka krijuar tërë jetën janë zhdukur.

  • Të gjitha? – e pyeta.
  • Të gjitha – u përgjigj ai. Vazhdoi dhe më tutje duke më thënë se ka marrë fund krejtësisht.

  • Asgjë nuk më ka mbetur. Asgjë tjetër nuk kam. Nuk ka shpresa, ndërsa unë jam shumë i vjetër për të filluar përsëri. E kam humbur tërë besimin.

Natyrisht, në gjendjen në të cilën ndodhej, provova ndjenjën e keqardhjes dhe mëshirës ndaj tij. Ishte evidente se problemi i tij kryesor ishte dëshpërimi dhe mungesa e shpresës që e kishte kapluar, madje i kishin devijuar edhe qëndrimet. Mbrapa këtyre mendimeve të devijuara, fuqitë e tij ishin shterur tërësisht dhe çdo gjë e tij dukej praktikisht në krizë.

  • Pra, – i i thashë, – le të marrim një copë letër dhe të shënojmë ato vlera që ju kanë mbetur.
  • Nuk ka dobi – psherëtiu ai, – asgjë nuk më ka mbetur. A nuk ju thashë këtë pak më parë?

  • Megjithatë ta shohim – iu përgjigja dhe më pas e pyeta: – Bashkëshortja juaj a është ende me ju?

  • Po, natyrisht. Ajo është e mrekullueshme. Kemi tridhjetë vjet martesë, dhe kurrë nuk do të më linte, sado keq që të bëhet!

  • Mirë, këtë le ta shënojmë: bashkëshortja juaj është ende me ju, dhe kurrë nuk do t’ju braktiste, – dhe më pas vazhdova, – e fëmijët tuaj? A keni fëmijë?

  • Kam, – u përgjigj – kam tre fëmijë, dhe po ashtu, edhe ata janë të mrekullueshëm. Jam prekur kur kanë ardhur dhe më kanë thënë: “Baba, të duam dhe pranë teje do të jemi gjithmonë”.

  • Shumë mirë, – i thashë, – kjo është e dyta. Tre fëmijë që ju duan, dhe do të jenë gjithmonë pranë jush. A keni shokë?

  • Kam, – u përgjigj, – me të vërtetë kam shokë të mirë. Duhet të pranoj se kanë qenë shumë të sjellshëm. Më kanë vizituar dhe më kanë thënë se dëshirojnë të më ndihmojnë, por ata çfarë mund të bëjnë? Nuk mund asgjë të bëjnë!

  • Kjo është numër tre. Keni shokë që dëshirojnë t’ju ndihmojnë dhe që ju respektojnë. Tani po ju pyes për integritetin tuaj. A është cënuar ai sadopak?

  • Nderi im është krejt i paprekur, – u përgjigj ai, – gjithnjë kam tentuar të bëj gjëra të mira, dhe ndërgjegjen e kam të pastër!

  • U bënë katër, – i thashë, – tani, si jeni me shëndet?

  • Me shëndet jam mirë, – u përgjigj ai, – rrallë kam qenë i sëmurë, dhe mendoj se fizikisht jam në gjendje shumë të mirë.

  • Pra, të shënojmë këtë si numër pesë: shëndeti fizik i mirë. E çfarë po ndodh me vendin tonë? A mendon se ky vend ka mundësi të pakufizuara?

  • Po, – tha ai, – ky vend është i tillë dhe është i vetmi në botë që dëshiroj të jetoj.

  • Ky është numri gjashtë: jetoni në një vend me mundësi të pakufizuara, dhe jeni I kënaqur që jetoni këtu. Më pas e pyeta: – A besoni në Zot? Nëse po, a besoni se Zoti do t’ju ndihmojë?

  • Besoj, – u përgjigj ai, – mendoj se nuk do të mundesha t’i përballoja të gjitha këto pa pasur ndihmën e Zotit.

  • Në rregull, – i thashë, – le të shohim vlerat që kemi zbuluar:

E para: bashkëshorte të mrekullueshme dhe tridhjetë vjet martesë.

E dyta: tre fëmijë besnikë që ju përkrahin.

E treta: shokët që ju respektojnë dhe ju ndihmojnë.

E katërta: integriteti juaj është i lartë dhe i pacënuar.

E pesta: shëndeti fizik i mirë.

E gjashta: jetoni në një vend me mundësi të mëdha.

E shtata: besoni në Zot.

Letrën ja shtyva përpara vetes. Shikoni, – iu drejtova, – më duket se i zotëroni të gjitha vlerat e mundshme, ndërkohë që po qaheshit se keni marrë fund!

Ai, i turpëruar, buzëqeshi. – Vërtet, nuk i kam menduar të gjitha këto. Ndoshta gjërat nuk janë dhe aq keq, – tha i zhytur në mendime. Më pas shtoi: – Mund t’ia nis nga fillimi, më duhet vetëm pak forcë në vetvete.

Brenda pak minutash, fuqia e pyetjeve kishte bërë magjinë e saj. Ai i kishte pasur gjithmonë burimet për të qenë i zoti të përballej me këtë, por pyetjet shfuqizuese që kishte bërë nuk e lejonin të depërtonte në fuqinë e tij, dhe e kishin bërë ta shihte veten si një burrë I moshuar, i cili kishte humbur gjithçka që kishte ngritur.

Në të vërtetë, në jetë kishte marrë një dhuratë të jashtëzakonshme, por e vërteta ishte fshehur deri në çastin që fillonte të përgjigjej pyetjeve cilësore.

Ia nisi nga e para dhe sërish pati sukses. Por, kjo i ndodhi vetëm pasi ndryshoi qëndrimin e vet mendor.

Referencat
Stephen R. Covey; “Seven Habits of Higly Effective People”
Norman Vincent Peale; “The Power of Positive Thinking”
Anthony Robbins; “Awaken the Giant Within – How to take immediate control of your mental, emotional, physical & financial destiny!”