Karakteristikat e Vartësisë nga Drogat
Sipas Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë, janë shtatë simptomat e vartësisë nga drogat. Sipas saj, konsiderohet i varur nga drogat ai person i cili ka tre nga simptomat e mëposhtme për një periudhë 12 – mujore:
- Toleranca ndaj Drogës. Trupit i nevojitet një sasi gjithmonë e më e madhe droge për të pasur të njëjtin efekt si më parë; ose përfitimi i rezultateve më të pakta nga e njëjta sasi droge e përdorur.
- Shfaqja e Simptomave të Tërheqjes. Problemet fizike dhe psikologjike që lindin nëse personi tenton të ndalojë përdorimin e drogës
- Marrja gjithmonë e më shumë dhe më shpesh e Drogës. Personat përdorues të saj futen parreshtur një një spirale progresive të marrjes së drogës më shpesh dhe në sasi më të mëdha.
- Dëshira e vazhdueshme dhe Përpjekjet e përsëritura pa rezultat për ta braktisur Drogën. Nëse personat përdorues të drogës angazhohen në përpjekje të vazhdueshme për ta braktisur atë, por nuk kanë rezultat, kjo është shprehje e varësisë së tij ndaj saj.
- Harxhimi i Resurseve (para, kohë, etj.) gjithmonë e më të mëdha për të siguruar Drogën. Personat të cilët shfrytëzojnë resurset e tyre për të siguruar drogën pa marrë parasysh kostot, janë kthyer në një vartës të saj.
- Tërheqja nga Jeta Sociale. Përdoruesit e drogës janë persona të tërhequr nga përgjegjësitë sociale dhe profesionale. Fokusi i interesave të tyre është mjaft i ngushtë dhe në shërbim të sigurimit dhe kënaqësisë nga droga.
- Qëndrueshmëria në konsumimin e saj edhe pas problemeve psiko-fizike që ajo ka shkaktuar. Nëse pasojat negative janë shfaqur nga përdorimi i drogës, ndërkohë që vazhdohet përsëri të merret sikur nuk ka ndodhur asgjë, kjo është një shenjë e qartë e varësisë së fortë të personit nga droga.
Referencat
Shoqata Amerikane e Psikiatrisë; Anthony & Helzeer, 2002.
Charles G. Morris, Albert A.Maisto; “Understanding Psychology”