Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, arterioskleroza fillon herët. Në autopsitë e ushtarëve të rinj amerikanë të vrarë në luftërat e Koresë dhe Vietnamit, është vënë re se nga gjysma deri treçereku i kufomave të egzaminuara kanë pasur format e hershme të arterosklerozës.
Është vërtetuar se një numër i madh i njerëzve asimptomatik rinj kanë prova e arteriosklozës. Në vitin 2001 në një studim pas një testimi diagnostikues për incidencën e sëmundjeve të zemrës në 262 persona të shëndoshë rezultuan të prekur nga arterioskleroza:
- Më shumë se 52% e personave të testuar.
- 85% e personave të moshës 50 vjeç e sipër.
- 17% e adoleshentëve.
Askush nga persona e diagnostikuar me arterioskleroza nuk kishte simptoma.
Nëse ju jeni 40 vjeç dhe përgjithësisht të shëndetshëm, keni rreth 50% risk të sëmundshmërisë dhe zhvillimit të arteriosklerozës akute në jetën tuaj. Rreziku shtohet me kalimin e moshës. Shumica e moshës së tretë kanë arteriosklerozë, por shpesh ata nuk kanë simptoma të dukshme.
Referencat
American Heart Associationweb: www.heart.org