Çdo burim infeksioni tenton të rritë nivelin e sheqerit në gjak. Higjena e përditshme dhe strikte është një nga mënyrat e kontrollit të diabetit për shkak se ajo parandalon infeksionet, të cilat janë shkaktare të ngritjes së sheqerit në gjak. Higjena personale lidhet me kujdesin oral, lëkurën, këmbët, dhe sytë.
Kujdesi për sytë është pjesë e higjenës së diabetikëve. Shumë sëmundje, si ftohjet, gripi, etj. përcillen nëpërmjet duarve edhe në sy. Në rast se keni një infeksion të syve, është e nevojshme vizita mjekësore tek mjeku okulist. Përskuqja e syve mund të shkaktojë verbim nëse nuk kurohet si duhet.
Diabetikët duhet të bëjnë kontroll të syve tek specialisti të paktën një herë në vit. Personat e sapodiagnostikuar me diabet të tipit 1 duhet të bëjë foto të retinës së syrit dhe më pas, në diagnostikimet e mëvonshme të bëjë krahasimet.
Të rëndësishme për diabetikët janë edhe ushtrimet e syrit. Nëse jeni duke punuar me diçka të afërt (lexime, kompjuter, punime të imëta, etj.), çdo 15-20 minuta hidhni vështrimin për rreth 1 minutë në largësi, si dhe 10-15 herë kaloni vështrimin lart-poshtë.
Referencat
American Diabetes Association; web: www.diabetes.org
Maxine A. Papadakis; Stephen J. McPhee; “Current Medical Diagnosis & Treatment – Fifty Second Edition”)
Diana W. Guthrie; Richard A. Guthrie; “The Diabetes Sourcebook”
US National Library of Medicine; web: www.nlm.nih.gov