Simptomat e Stresit

Stresi është një nga çrregullimet e organizmit gjatë së cilës ai shfaq shumë simptoma. Kur ne përjetojmë një stres, zemra, mushkëritë, sistemi endokrin, sistemi nervor, etj. janë në një gjendje aktiviteti më të madh. Nëse kjo gjendje vazhdon për një kohë të gjatë, ose më keq akoma, është një gjendje e përhershme, organizmi ynë dobësohet dhe në këtë mënyrë shfaqen sëmundjet. Kjo për shkak se organizmi ynë nuk është ndërtuar për t’u ekspozuar në për periudha tepër të gjata sforcimeve dhe shtrëngesave që lindin nga stresi. Ato thjesht janë reagime mbrojtëse që zhvillohen në situata jo të zakonshme. Organizmi ynë funksionon normalisht vetëm në situata qetësie (pa strese). Në të kundërt, reaksionet metabolike të organizmit prodhojnë lëndë që shkatërrojnë ekuilibrin e brendshëm të tij si sheqernat, hormonet e stresit, etj., duke krijuar anomali në funksionet e organeve të ndryshme. Dëmtimet kryesore shfaqen në zemër dhe sistemin imunitar, dëmtimi i të cilit shkakton tumore, etj.
Duke pasur parasysh dëmet e tij të konsiderueshme në organizëm, është e nevojshme të njohim simptomat bazë të stresit, të cilat do të na vetëdijësojnë për rrezikun e tij.

Simptoma Fiziologjike

  • Pagjumësi
  • Aritmi e zemrës
  • Ngritje të tensionit arterial
  • Dhimbje të shpinës
  • Dhimbje të kokës
  • Dhimbje të barkut
  • Grumbullime gazrash
  • Thartirë në stomak
  • Gastrite dhe ulçera të stomakut
  • Marrje fryme
  • Frymëmarrje e vështirë dhe ndjenjë e mungesës së ajrit
  • Lodhje fizike dhe stërmundim
  • Kruarje të lëkurës
  • Ekzema
  • Çrregullime hormonale
  • Ndrydhje muskulore
  • Infeksione të shpeshta
  • Ngushtim i fytit

Simptoma Psiko-Emocionale

  • Humbje e humorit
  • Ndjenjë frike e theksuar
  • Ankth
  • Mërzi
  • Mungesë entuziazmi dhe optimizmi
  • Tendosje nervore
  • Ndjesi shtrëgese dhe ndrydhjeje
  • Ndjesi e mungesës së fuqisë
  • Acarim
  • Agresivitet
  • Kriza nervore
  • Depresion

Simptoma Psikologjike

  • Vështirësi në përqëndrim
  • Çrregullime të kujtesës
  • Mendime negative
  • Keqkuptime në marrëdhëniet ndërpersonale
  • Ulje e moralit dhe motivimit

Simptoma të Sjelljes

  • Humbje të vetëkontrollit
  • Gjeste të çrregulta dhe të pavetëdijshme
  • Aktivitete jo të qëndrueshme të shoqëruara me faza hiperaktiviteti dhe rënie
  • Mbyllje në vetvete ose familjarizim i tepruar
  • Absenteizëm
  • Cinizëm në marrëdhëniet ndërpersonale

Referencat

Shoqata Amerikane e Psikiatrisë; web: www.psych.org
Charles G. Morris, Albert A.Maisto; “Understanding Psychology”
Eric Saunier; “Et si on travaillant sans stress”