Frutat dhe Perimet kundër Sëmundjeve Kardiovaskulare

Konsumimi i frutave dhe i perimeve është profilaksia më e mirë e sëmundjeve kardiovaskulare, pasi ato janë parandaluesi kryesor i këtyre sëmundjeve. Është vënë re se vendet të cilat në kulturën e tyre ushqimore kanë konsumin e madh të frutave dhe perimeve, sëmundjet kardiovaskulare janë më pak të përhapura.

Sipas efektit terapik kardiovaskular perimet dhe frutat listohen si më poshtë:

  • Domatja. Për shkak të pranisë së shtuar të likopeneve domatja parandalon sëmundjet kardiovaskulare deri në masën 50%. Po kështu, domatja përmban sasi të mëdha të kaliumit që është jetik për funksionimin e zemrës.

 

  • Rrushi i kuq, rrushi i thatë, kumbulla e freskët, kumbulla e thatë, manaferrat dhe spinaqi. Frutat dhe perimet e mësipërme janë antioksiduesit më të fortë natyralë. Farat e rrushit të kuq janë të pasura me flavonoide dhe në veçanti përmbajnë një lëndë të quajtur aktivin, e cila ka veti antioksiduese shumë më tepër se vitaminat C, E dhe betakarotinet.

 

  • Frutat e kuqe (shega, boronicat, luleshtrydhet) përmbajnë lëndë të rëndësishme me efekt antioksidues, të cilat mbrojnë organizmin nga radikalet e lira. Këto gjithashtu pengojnë rënien e aktivitetit të trurit tek personat e moshës së tretë. Lëngu i shegëve është një antioksidues i fortë për shkak të përmbajtjes në të të polifenoleve. Përmbajtja polifenolike është e lartë gjithashtu edhe në lëkurën e shegës.  Polifenolet zvogëlojnë nivelin e LDL- kolesterol (kolesterolit të keq) dhe parandalojnë dëmtimet e pëlhurës së brendshme të enëve të gjakut.
  • Avokado është një frut që mund të krahasohet me perimet e kuqe përsa i përket ndikimit në organizëm. Fruti ekzotik shton dhe përmirëson përthithjen e karotenoideve si likopenet si dhe zvogëlon nivelin e LDL- kolesterol (kolesterolit të keq), duke rritur nivelin e HDL-kolesterol (kolesterolit të mirë).
  • Bimët bishtajore (fasulet, thjerrëzat etj.), frutat e thata (hurmat e Arabisë, fiqtë e thatë, arrat, bajamet, rrushi i thatë, zerdelitë e thata, etj.), frutat ekzotike (banania, ananasi, avokado, etj.), lëngu i kumbullës, dredhëzave, erëzat (majdanozi, kopra), perimet jeshile, (spinaqi, sallata jeshile, etj.), perimet e verdha (karota, etj.), si dhe frutat e freskëta (shega, shalqiri, ftoi, etj.) Të gjitha frutat dhe perimet e mësipërme ndodhen në bazë të piramidës ushqimore edhe për shkak të pranisë së madhe në to të kaliumit. Kaliumi luan një rol thelbësor dhe unik në kontraksionet e muskujve të zemrës nëpërmjet ndihmësës së tij në transmetimin e flukseve nervore. Gjithashtu, kaliumi ka aftësi në zgjerimin e arterieve, duke stabilizuar tensionin e gjakut dhe parandaluar sëmundjet koronare.
  • Frutat si fiku, shega, hurmat e Arabisë, etj; perimet si lakër e bardhë, lulelakër, rrepa e kuqe, etj. Të gjitha frutat dhe perimet e mësipërme kanë të përbashkët praninë në sasi të madhe të hekurit. Është vërtetuar se hekuri ndihmon në kontrollin e tensionit të gjakut, neutralizimin e faktorve të rrezikut të zemrës dhe zvogëlimin e proceseve inflamatore në organizëm, duke mbrojtur edhe muskulin e zemrës.

Referencat
American Heart Association; web:www.heart.org
National Institutes of Health; web: www.nih.gov

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *