Celuliti është një nga çrregullimet më të zakonshme tek femrat, për eleminimin e të cilës egzistojnë dy trajtime themelore: mënyra e të ushqyerit dhe aktiviteti fizik.
Personat me celulit duhet që në zakonet e tyre të të ushqyerit të kufizojnë mjaft përdorimin e kripës, të shmangin pijet me sheqer, pijet e gazuara, alkoolin, kafeinën, ushqimet e yndyrshme, si dhe proteinat me prejardhje shtazore.
Nga ana tjetër, rekomandohet të pihet sa më shumë ujë, kafeja të zëvendësohet me sa më shumë me çajra të ndryshme, kryesisht çajin jeshil, i cili është një nga ushqimet më efikase kundër celulitit, të konsumohen sa më shumë fruta dhe perime, sidomos frutat e pasura me vitaminën C, kalium, dhe squfur, si: agrumet, banania, pjeshka, bishtajat, etj.
Nëse reduktoni ushqimet dhe pijet e dëmshme si dhe konsumoni rregullisht ushqimet e mëposhtme, duke i alternuar me aktivitetin fizik dhe masazhet, celuliti do të largohet, si dhe do të jetë një masë e mirë parandaluese kundër tij.
Ja 40 ushqimet kryesore kundër celulitit:
- Portokallja
- Limoni
- Qitroja
- Çaji jeshil
- Çaji i kuq
- Molla
- Uthulla e mollës
- Boronica
- Domatja
- Banania
- Pjeshka
- Bishtajat
- Peshku merluc
- Peshku hake
- Peshku sgoliola
- Peshku ton
- Kopra
- Luleshtrydhja
- Fileto pule
- Fileto gjel deti
- Buka e zezë me miell të pasitur
- Buka integrale
- Karçiofi
- Karrota
- Arra
- Bajamja
- Rradhiqja
- Kivi
- Panxhari
- Kastraveci
- Qumështi pa yndyrë
- Ananasi
- Brokoli
- Veza
- Orizi integral
- Rrushi
- Djathi
- Pjepri
- Mangoja
- Spinaqi