Domatja. Marrja e tre gotave me lëng domate në ditë është një tonik i mirë për të rimarrë energji edhe në rastet kur jeni i qetë dhe pa probleme me shëndetin. Kurse pirja e një gote para ushqimit ndihmon në tretje dhe shërben si aperitiv, duke hapur oreksin.