Dieta e “3 mollëve”

Dieta e “3 mollëve”

Dieta e “3 Mollëve” (“3 apple a day diet”) është një dietë mujore me përparësi të shumta. Kjo dietë është krijuar nga Tammi Flynn, trajnuese në Gold’s Gym në Uashington. Për shkak të rezultateve mjaft më të mira të njërit prej klientëve të saj në krahasim me të tjerët edhe pse të gjithë i nënshtroheshin një programi unik, ajo filloi të hulumtonte arsyet e këtij ndryshimi. Zbuloi se klienti i saj gjithmonë hante një mollë përpara ushqimit. Flynn filloi ta eksperimentonte këtë me të gjithë grupin e saj dhe mori rezultate të pabesueshme: rënie në peshë mesatarisht 8 kilogram për 12 javë.

Baza fiziologjike e kësaj diete është konsumimi i një molle përpara secilit vakt të ngrënies. Prania e fibrave tek molla në të krijon ndjesinë e ngopjes për një kohë të caktuar. Përveç kësaj, molla ka veti antikolesterol, parandalon sëmundjet e zemrës për shkak të pranisë së madhe të flavonoideve, pastron veshkat dhe mëlçinë, është antiseptike, antitoksike, kontrollon vlerat e sheqerit në gjak, kuron çrregullimet e aparatit tretës, etj.
Kjo dietë ka karakteristikë marrjen e sasive relativisht të vogla të karbohidrateve dhe yndyrave të ngopura dhe nga ana tjetër, marrjen e sasive të mëdha proteine, të domosdoshme për të ruajtur masën muskulore gjatë dietës. Sheqernat e rafinuara duhet të eleminohen krejtësisht.
Aplikuesit e kësaj diete duhet të konsumojnë rregullisht 4-5 vakte ushqimore me sasi të vogla, si dhe gjashtë racione me fruta dhe perime të freskëta. Këto, përveç të tjerave zvogëlojnë marrjen e kalorive, por pa shkaktuar një ndjenjë urie gjë që e bën dietën e “3 mollëve” të lehtë për t’u ndjekur.

Ushqimet që bazë të dietës janë molla, djathi dhe kosi me pak yndyrë, vezët, filetot e pulës dhe të gjelit të detit, mishi i lopës pa dhjam, salmoni, orizi kafe, sallata jeshile, brokoli.

Mëngjesi
1 kokërr mollë
1 vezë omeletë me djath
1 tas me tërshërë të gatuar
½ gote me kos

Zemra
Fruta dhe perime

Dreka
1kokërrmollë
1 tas me brokoli të gatuar me avull
½ tasi me oriz kafe të zier
Fileto pule, ose mish lope
Fruta ose sallatë mikse perimesh

Zemra
Fruta dhe perime
 

Darka
1 kokërr mollë
Salmon të zgarës
Sallatë jeshile

Para Gjumit
1 kokërr mollë

Për shkak të sasisë së proteinave të marra (të cilat garantojnë aktivitetin e muskujve), gjatë dietës rekomandohen gjithashtu edhe aktivitetet fizike për të siguruar rezultate më të larta të dietës.