Dieta Mesdhetare – 3 kg për 7 ditë pa vështirësi

Dieta mesdhetare është një e krijuar nga dietologia britanike Ana Bins, e cila siguron rënien në peshë 3 kg për 7 ditë. Quhet mesdhetare, sepse ka karakteristikat e guzhinave të mesdheut: shumllojshmëri ushqimesh, ku mbizotërojnë sallatrat, djathrat, mishi dhe peshku. Kjo dietë, ashtu sikurse dietat e tjera të famshme, ka si karakteristikë marrjen e proteinave me shumicë dhe reduktimin e karbohidrateve. Ajo është e pasur me fruta, perime, drithëra, peshk dhe produkte shtazore. Duke qenë e tillë, ajo ruan ekuilibrin ushqimor nga njëra anë, dhe nga ana tjetër krijon lehtësi të jashtëzakonshme, duke mos e ndier se jeni në dietë.
Sallatat e shumta që shoqërojnë këtë dietë rekomandohen të përgatiten me shumë pak vaj, ose më e mira, pa vaj fare. Po ashtu, lëngjet e frutave duhet të jenë 100% natyrale dhe të përgatitura në çast. Sallata greke që përshkruhet në dietë është sallata tipike e mesdheut me domate, djathë të bardhë, kastraveca, qepë dhe ullinj.
Dieta mesdhetare ndalon krejtësisht konsumimin e ëmbëlsirave, pijeve të gazuara dhe alkoolit. Kafeja rekomandohet të pihet pa sheqer.

Dita e parë
Mëngjesi: Një tas kos ose qumësht pa yndyrë me kornfleksa ose drithëra integrale.
Zemra: Një kokërr portokalle.
Dreka: 50 gr peshk ton  të shoqëruara me sallatë jeshile dhe dy feta bukë të zezë ose integrale.
Zemra: Një kokërr mollë.
Darka: Një sallatë me domate me 100 gr djath mocarelë e shoqëruar me një fetë buke e zezë ose integrale e thekur.

Dita e dytë
Mëngjesi: Dy fileto pule (të pjekura, ose të tiganisura me pak vaj) të shoqëruara me një fetë buke dhe dy kokrra domate.
Zemra: Një thelë shalqi.
Dreka: Djath pa yndyrë, një kokërr vezë e zier e shoqëruar nga një sallatë jeshile dhe dy feta buke të zezë ose integrale.
Zemra: Një kokërr portokalle.
Darka: 150 gr fileto pule e pjekur në zgarë, 100 gr pure patate dhe 100 gr djathë lope pa yndyrë.

Dita e tretë
Mëngjesi: Një gotë me lëng frutash mikse, 2 lugë gjelle mjaltë dhe dy feta bukë e zezë ose integrale.
Zemra: Një kokërr pjeshkë.
Dreka: Sallatë greke e shoqëruar me një fetë buke të zezë ose integrale.
Zemra: Një gotë me lëng frutash mikse.
Darka: Një peshk (rekomandohet trofta), një tas i vogël me oriz integral të zier, e shoqëruar me sallatë jeshile.

Dita e katërt
Mëngjesi: Një gotë me lëng frutash mikse, 2 lugë gjelle mjaltë dhe dy feta bukë e zezë ose integrale.
Zemra: Një kokërr kajsi.
Dreka: Sallatë greke e shoqëruar me dy feta buke të zezë ose integrale.
Zemra: Një thelë pjepër.
Darka: Peshk (rekomandohet salmon) të shoqëruara nga 100 gr patate të ziera ose 150 gr bizele të ziera.

Dita e pestë
Mëngjesi: Një fetë bukë e zezë ose integrale e thekur me një lugë gjelle mjaltë dhe një banane.
Zemra: Një gotë lëng portokalle.
Dreka: Supë me perime mikse, e shoqëruar me një fetë buke të zezë ose integrale.
Zemra: Një kokërr mollë.
Darka: Dy patate të pjekura të shoqëruara me sallatë jeshile.

Dita e gjashtë
Mëngjesi: Një fetë bukë e zezë ose integrale me dy lugë gjelle mjaltë të shoqëruara me një gotë lëng frutash miks.
Zemra: Një kokërr mollë.
Dreka: 100 gr fileto pule e pjekur e shoqëruar me një sallatë greke.
Zemra: Dy kokrra kumbulla.
Darka: 100 gr makarona integrale me salcë domatesh dhe djath parmexhan të grirë e shoqëruar me sallatë jeshile.

Dita e shtatë
Mëngjesi: Një tas kos ose qumësht pa yndyrë me kornfleksa ose drithëra integrale.
Zemra: Një kokërr portokalle.
Dreka: 200 gr bizele të ziera të shoqëruara me një fetë buke të zezë ose integrale të thekur.
Zemra: Një kokërr mollë.
Darka: Dy kokrra vezë omëletë me 50 gr djath e shoqëruar me sallatë perimesh mikse (sallatë jeshile, speca, domate, kastraveca, etj.).

Pas kësaj diete, rekomandohet kalimi gradual në mënynë e zakonshme të ushqimit. Për shkak se dieta mesdhetare është një dietë e shëndetshme dhe mjaft e pasur, kjo mund të aplikohet sa herë të dëshironi, por vetëm në kohëzgjatje 7-ditore.