Rënia në Peshë – Kokteijl me Limon dhe Mente

Kokteijli me limon dhe mente është një nga terapitë e rekomandueshme për rënien në peshë. Përbërja aktivizon traktin tretës dhe shton metabolizmin, duke ndikuar në tretjen e yndyrave, sidomos në zonën e barkut.

Me përbërjen e tij, limoni ka veti të forta për rënien në peshë dhe shkrirjen e yndyrave. Po ashtu ai ka vlera mjaft të mëdha terapeutike. Limoni është një antioksidant i fortë, lufton toksinat, është antiseptik, pastron mëlçinë, lufton skorbutin, ndalon gjakderdhjen, forcon mishrat e dhëmbëve, kuron reumatizmin, etj.
Mentja ka shumë vlera terapeutike për shkak të përbërjes së saj me vitamina, fibra, proteina, polifenole, aminoacide dhe minerale si: vitamina A, vitamina B, vitamina C, vitamina D, kalciumi, potasi, magnezi, mangani, fosfori, sodiumi, etj.
Efektet terapeutike të mentes janë: lufton çrregullimet e traktit tretës, është analgjezik për dhimbjet e migrenës dhe llojeve të tjera të dhimbjeve të kokës, është antiseptik dhe antiparazitar, qetëson problemet në aparatin e frymëmarrjes, si kolla, ftohja, rrufa, etj.

Përgatitja

Në dy litra ujë të ngrohtë (ose të ftohtë) shtrydhim  2 kokrra limon. Kësaj tretësire i shtojmë 4-5 degë mente dhe e lëmë për gjithë natën. Gjatë kësaj kohe, mentja i ka lëshuar përbërësit e vet.

Përdorimi

Koktejili me limon pihet disa gota gjatë ditës (duke filluar esëll në mëngjes) rreth 1 orë përpara ushqimit. Koktejli ka një shije të pëlqyeshme menteje dhe rekomandohet të pihet i vakët për një efekt më të madh në shkrirjen e yndyrave, kurse në stinën e nxehtë, ai mund të shërbejë edhe si freskues mjaft i mirë për shkak të vetive aromatike të mentes. Për këtë qëllim, kokteilit para përdorimit i shtohet akull (ose mbahet në frigorifer në temperaturën 5-8gradë C).