Shenjat e Mirërritjes së Foshnjës

Foshnja po rritet. Si ta kuptojmë se ajo po rritet mirë? Së pari, është e nevojshme që fëmijën tuaj ta vizitoni rregullisht tek pediatri, ku krahas egzaminimeve të përgjithshme, ai duhet të ndërtojë një grafik të peshës sipas muajve. Megjithatë, egzistojnë edhe shenja të tjera që tregojnë se fëmija juaj po rritet normalisht dhe i shëndetshëm, ose jo. Këto shenja janë:

  • Shtimi periodikisht në peshë i fëmijës. Fëmija rritet shpejt dhe ndryshimi vihet re nga një sy i vëmendshëm. Kjo është një shenjë se fëmija po rritet normalisht.
  • Ngjyra e lëkurës së fëmijës. Lëkura e fëmijës manifeston gjendjen e tij të përgjithshme të organizmit. Nëse ajo është me ngjyrë rozë, fëmija ka një zhvillim normal.
  • Vështrimi i fëmijës. Sytë gjithashtu janë tregues të rëndësishëm të rritjes dhe shëndetit të fëmijës. Nëse vështrimi është i gjallë, sytë janë vigjilentë dhe të lëvizshëm, fëmija është në normalitet, kurse kur vështrimi është si i shuar, pa gjallëri dhe kapakët e syve të rënë, fëmija ka probleme dhe rritja nuk është e shëndetshme.
  • Tonifikimi i muskujve. Muskujt e fëmijës gjithmonë e më tepër gjatë rritjes së tij tonifikohen dhe marrin forma.
  • Qetësia e Fëmijës. Një fëmijë i shëndetshëm është i qetë. Pas ushqyerjes ai është i kënaqur dhe nuk grindet.
  • Frekuenca e urinimit. Fëmija i shëndetshëm e lag bebelinon jo më pak se gjashtë herë në 24 orë.
  • Kosistenca e Feçes. Feçja e butë, është tregues i zhvillimit normal të fëmijës.

Referencat

Anne Deans; “Your Pregnancy Bible”; web: www.carrollandbrown.co.uk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *