Maskë me Mollë dhe Kos për heqjen e Njollave dhe reduktimin  e Yndyrës

Nëse keni njolla në fytyrë dhe lëkurën e yndyrshme, të fytyrës, maska e fytyrës me mollë dhe kos është një nga maskat e fytyrës më efektive për heqjen e njollave në fytyrë dhe reduktimin e yndyrës. Përveç kësaj, me vlerat e padiskutueshme që mbartin molla dhe kosi largohen toksinat nga lëkura e fytyrës dhe e pasurojnë atë me vitamina dhe minerale.

Përgatitja

1 kokërr mollë pastrojeni mirë dhe priteni në copa të vogla, duke i eleminuar plotësisht farat dhe indet e forta brenda saj (indet që mbështjellin farat). Copat e mollës i grini në një blender, deri sa të  krijohet një pure (kujdes, mollët duhet të grihen me gjithë lëkurë). Masës së përftuar i shtoni edhe 3 lugë gjelle kos (rekomandohet kos me përqindje të ulët yndyre) dhe më pas, trazojeni mirë.

Përdorimi

Përhapeni maskën në të gjithë fytyrën dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Më pas, lani fytyrën me ujë të bollshëm dhe sapun.
Kjo maskë rekomandohet të bëhet 2 herë në javë për 1 muaj rresht.