Siguria gjatë Ushtrimeve

Për një aktivitet fizik të shëndetshëm, zbatoni këto rregulla:

  1. Kryeni analiza mjekësore para se të filloni një program stërvitor. Ato janë të rëndësishme për të përcaktuar gjendjen tuaj shëndetësore dhe shmangur ato ushtrime që mund të ndikojnë në rëndimin e ndonjë patologjie që ju mund të keni.
  2. Bëni nxemje para se të filloni ushtrimet dhe pushoni pas kryerjes së tyre. Mos u ngutni kurrë të kryeni ushtrime intesive pa kryer më parë nxemjen. Kjo sepse muskujt e papërgatitur dëmtohen lehtë. Filoni me ushtrime të lehta, si vrapime, kërcime në vend, ecje të shpejtë dhe pastaj kaloni në ushtrime intesive.
  3. Nëse ndjeni se ndonjë nga kyçet tuaja shfaq dhimbje, konsultohuni me mjekun dhe ndiqni këshillat e tij. Mos e rifilloni stërvitjen pa u konsultuar më parë me mjekun.
  4. Pini ujë para dhe pas ushtrimeve, veçanërisht kur moti është i nxehtë. Etja shkakton lodhjen e organizmit.
  5. Shmangni stërmundimin gjatë ushtrimeve me qëllim që të pakësoni rrezikun e shkëputjes muskulore.
  6. Bëni kujdes për mesin nëse ngrini pesha të rënda. Për ushtrime të tilla, konsultohuni më parë me instruktorin e palestrës.
  7. Bëni kujdes që pajisjet të jenë të përshtatura për trupin tuaj.
  8. Përdorni veshje dhe këpucë të përshtatshme për ushtrimet fizike. Nëse stërviteni me biçikletë, përdorni kaskë. Kaska shmang rreth 85% të dëmtimeve të kokës nga aksidentet rrugore. Përdorni gjithashtu mbrojtëse të bërrylit, qafës, kyçit të dorës dhe gjurit. Ato ju mbrojnë nga thyerjet e dorës, krahut dhe këmbës.
  9. Kur bën nxehtë, është mirë që ushtrimet të bëhen në mëngjes ose pas perëndimit të diellit.
  10. Shmangni stërvitjet të pashoqëruar nga personat e tjerë në zonat pa lëvizje njerëzish dhe orët e vona të natës. Në rast të dëmtimeve fizike dhe traumave, ndihma e parë ju mungon.

Referencat
Sarwer Allison & Berkowitz, 2004; Wadden, Crerand & Brock, 2005; web: www.prenhall.com/morris

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *