Dhimbja – Simptoma bazë

Dhimbja përbën sistemin e alarmit në trupin tonë nëpërmjet së cilës organizmi jep informacion se diçka nuk funksionon mirë. Ndjenjat e dhimbjes janë me një rëndësi të veçantë sepse pa to do të ishte e pamundur të diagnostikohen sëmundjet dhe për pasojë dëmet në organizëm do të ishin të pakthyeshme dhe fatale. Por nëse dhimbja e ka kryer “misionin” e saj të dhënies së informacionit dhe më pas ajo sërish vazhdon, ajo mund të kthehet në një mundim, madje disa herë merr rëndësi më shumë se vetë sëmundja.

Për lehtësimin e dhimbjeve përdoren analgjezikët, të cilët janë medikamente të veçantë vetëm për dhimbjet.

Referencat
Pier Gildo Bianchi; “Il Medico in Casa”