Cilat janë Faktorët  që shkatërrojnë Ushqimet tona?

Janë një sërë faktorësh që denatyrojnë ushqimet dhe si pasojë, reduktojnë vlerat ushqimore të tyre si dhe kërcënojnë shëndetin e organizmit. Ja cilët janë faktorët kryesorë:

Prodhimet OMGJ

Organizma të modifikuara gjenetikisht (OMGJ), ose organizma transgjenike quhen ato organizma, të cilat në mënyrë artificiale mbartin gjene me origjinë nga lloje të tjera, me qëllim përmirësimin e cilësive të tyre gjenetike.

Është provuar në individë të ndryshëm se bimët transgjenike sjellin pasoja të dëmshme në organizmin e njeriut. Pasojat negative tek njeriu janë të shpejta dhe të vonuara. Alergjitë janë sëmundjet që shoqërojnë OMGJ-të tek një pjesë e konsumatorëve. Përveç kësaj, OMGJ-të janë provuar se e rrisin aciditetin në gjak, gjë që është një faktor rreziku për mjaft sëmundje. Simptoma të tjera të evidentuara janë rritja e nxehtësisë së trupit, mungesa e rezistencës fizike, mungesa e qetësimit fizik, çrregullimet emocionale, çrregullime të tretjes, të frymëmarrjes, obezitet, shtimi të kolesterolit në gjak, etj.

Trajtimi Hormonal është një nga teknikat e inxhinierisë gjenetike për të nxjerrë produkte transgjenike. Hormonet janë substanca organike me funksione specifike, të cilat prodhohen nga gjendrat endokrine dhe transportohen në pjesë të ndryshme të organizmit.  Hormonet kontrollojnë një sërë funksionesh nëpërmjet frenimit të një funksioni dhe stimulimit të një funksioni tjetër.  Funksionet bazike janë: funksionet e rritjes dhe zhvillimit – ndarja, rritja, diferencimi qelizor, lulëzimi, frutëzimi, farëzimi,  proceset metabolike, riprodhimi, etj. Llojet e hormoneve të zbuluara janë auksinat, giberelinat, etileni dhe citokininat.

Hormonet krijojnë rritje të shpejtuar dhe jonatyrore të indeve në bimë dhe kafshë . Psh. Nëpërmjet tretësirës gibereline, fermerët realizojnë zmadhimin e frutit; trajtimi me etilen i frutave dhe perimeve i bën ato që të piqen artificialisht, kurse përdorimi i citokininave i rrit jetëgjatësinë e produkteve.  Nëpërmjet hormoneve realizohen qëllime komerciale, si rritja e sasisë, ngjyrat dhe format tërheqëse për konsumatorin,  por edhe pjekja e tyre në çdo stinë të vitit jashtë ciklit të tyre natyral.

Tashmë, është e njohur që konsumi i këtyre organizmave transgjenike kanë sjellë alergji tek shumë konsumatorë, por përdorimi me shumicë dhe jashtë kritereve të substancave hormonale siç ndodh jo rrallë në Shqipëri sjell pasoja serioze për shëndetin e organizmit.

Komplikacionet nga Abuzimet me Trajtimet Hormonale. Në kushtet e Shqipërisë me probleme në legjislacion dhe zbatim të ligjit, abuzimet me inxhinierinë gjenetike janë mjaft të mëdha.  Mungesa e kontrollit, rregullave, legjislacionit, etj., e kthen inxhinierinë gjenetike në një faktor të jashtëzakonshëm risku.  Ajo kërkon një shtet të fortë dhe të konsoliduar. Kjo për shkak të rrezikut potencial që inxhinieria gjenetike mbart në vetvete, ku si një pjesë e saj është e dhe teknologjia e trajtimit hormonal dhe pikërisht mbidozimi me hormone.

Trajtimi hormonal nëpërmjet mbidozimit me hormone sjell dëmtime të mëdha morfologjike dhe biometrike në organizëm për shkak të pranisë së shtuar të hormoneve, rritjes së aciditetit dhe  mjaft ndryshimeve të tjera metabolike. Kështu, pësohen deformime në hipofizë, dhe sistemin nervor, etj., duke dhënë simptoma, si përgjumje, mungesë dëshire dhe entuziazmi, ulje e nivelit të të mësuarit për fëmijët dhe studentët, lodhje, etj. Komplikacionet e trajtimit hormonal janë:

  1. Faktor risku për sëmundjet kanceroze, duke stimuluar masa tumorale për shkak të veprimit nxitës të hormoneve të shtuara.
  2. Faktor risku për diabetin, koronaropatitë, dhe sëmundjet e gjendrave endokrine.
  3. Nuk kryhen reaksionet metabolike për zbërthimin e lipideve.
  4. Shton kolesterolin në gjak.
  5. Shkakton shtim në peshë.

Nga dallohen produktet ushqimore me mbidozim hormonal?

Mbidozimi hormonal shkakton një zmadhim të masës që shoqërohet me një rritje mjaft të shpejtë. Si pasojë e zhvillimit të pakontrolluar, vetë organizmi humbet ekuilibrat e brendshëm të rritjes dhe nga pikëpamja morfologjike e biometrike shfaqen këto ndryshime:

  1. Humbje e formave karakteristike dhe shfaqja e formave të reja. Fruta dhe perime me masë mishtore të fortë, gunga-gunga, deformime që shoqërohen me kallo dhe majuca jo normale.
  2. Të çara në sipërfaqe dhe pamje e frutit si e copëtuar paraprakisht – për shkak se sipërfaqja e lëkurës nuk arrin ta mbështjellë tërësisht masën mishtore.
  3. Ngjyra të theksuara dhe të denatyruara – frutat më tepër u ngjajnë imitimeve plastike sesa një produkti tërësisht natyror.
  4. Deformime në brendësi si: zgavra, masë me dendësi jo të njëtrajtshme, ndryshime të ngjyrës, etj.

Aktualisht, sot në treg, nuk egziston në diferencimi me bazë ligjore që të etiketojë produktet OMGJ nga produktet e tjera. Zgjedhja jonë në këtë rast është e detyrueshme dhe ne nuk jemi plotësisht të vetëdijshëm për këtë fakt. Përveç të tjerave, kjo bën që për shkak të OMGJ-ve, të humbasë edhe besueshmëria e konsumatorit tek tregu.

Pesticidet

Pesticidet janë substanca kimike që përdoren për të luftuar sëmundjet si dhe barërat, larvat, insektet apo kafshët që dëmtojnë bimët bujqësore. Përdorimi i pesticideve kimike për mbrojtjen e bimëve nga dëmtuesit e ndryshëm e rriti shumë prodhimin bujqësor. Kjo është arsyeja që sot njerëzimi ka më shumë ushqime dhe kosto më të ulët prodhimi. Por, krahas këtyre të mirave, përdorimi I pesticideve solli pasoja në cilësinë e ushqimeve dhe ndotjen e mjedisit. Ne jemi të ekspozuar në mënyrë indirekte ndaj pesticideve përmes ushqimit, ujit dhe ajrit. Ekspozimi ndaj pesticideve është faktor rreziku për shumë sëmundje. Faktet tregojnë se dëmi më i madh shkaktohet tek fëmijët dhe moshat e reja, pasi sasia e ushqimit që ata marrin është më e madhe dhe reaksionet metabolike të organizmit të tyre janë më të shpejta dhe më të plota. Nga analizat e bëra në studime të ndryshme për këtë qëllim, është vërtetuar se në urinën e fëmijëve që rriten pranë fermave bujqësore ka sasi më të madhe të substancave herbicide Atrazinë dhe Chlorpyrifos krahasuar me fëmijët që jetojnë në zonat urbane. Gjithashtu, në indin dhjamor të punonjëseve në serra janë evidentuar sasi e madhe të lëndëve pesticide DDT, Aldrin, Endosulfan dhe Lindan. Disa studime të botuara në revistën shkencore “Neurology” kanë gjetur një lidhje mes Parkinsonit, -çrregullimi degradues nervor dhe bujqësisë dhe jetës në fshat. Ekspozimet ndaj pesticideve e rritin faktorin e riskut nga 33% deri në 80% për këtë sëmundje. Nga studimet dhe hulumtimet shkencore, është evidentuar se pesticidet  janë faktor risku për sëmundjet e mëposhtme:

  1. Sëmundjet e sistemit nervor – Alzheimeri, Parkinsoni.
  2. Prapambetje mendore tek fëmijët.
  3. Çrregullime të kujtesës dhe sjelljes.
  4. Çrregullime në aparatin riprodhues.
  5. Zhvillimi jo normal i uretrës dhe sistemit muskular që në fetus tek meshkujt.
  6. Çrregullime të sistemit endokrin.
  7. Kancere në gji, ovare, prostat, testikuj dhe tiroide.
  8. Leuçemi.

Aditivët

Me termin “aditiv” (bashkues, ngjitës) nënkuptohen të gjitha lëndët e tjera që nuk janë përbërës tipik të ushqimit, por që i bashkohen atij në rrugë industriale me qëllimin e ruajtjes, zgjatjes së afatit të përdorimit, përmirësimit të shijes, aromës dhe ngjyrës së tyre. Në industrinë ushqimore aditivët përdoren mjaft gjerësisht dhe pa pengesa legjislative. Sipas hulumtimeve, është llogaritur se një person në vendet e zhvilluara konsumon rreth 2.5 kg aditivë në vit.

Konservantët përbëjnë grupin kryesor të aditivëve. Konservantët synojnë ruajtjen për një kohë sa më të gjatë të vetive fiziko-kimike dhe fiziologjike të produkteve. Konservantët kanë efekt shkatërrues për bakteret, duke penguar zhvillimin dhe shumëzimin e tyre. Ato ndahen në dy grupe kryesore: konservantë natyrorë dhe artificialë. Konservantët më të njohur  natyrorë janë: kripa, sheqeri, acidet organike, vajrat, kurse konservantët më të përdorshëm artificialë janë: acidi benzoatik, propionik, sulfurik dhe derivatet e tyre.

Tashmë në industrinë ushqimore, përveç konservantëve, egzistojnë edhe një numër mjaft i madh aditivësh, që ndryshojnë mjaft natyrshmërinë e ushqimeve. Të tilla janë:
Atioksidantët, si butilhidroksianisoli (BHA) E-320, butilhidroksitolueni (BHT) E-321, kloridi i kallajit E-512, propil galati E-310.
Emulgatorët, si monogliceridet dhe digliceridet E-471, eteret poliglicerole E-475, lecitina E-322.
Stabilizantët dhe ngjizësit, si gomat, celuloza, xhelatina, karagenani.
Përforcuesit e shijes, si glutaminati i mononatriumit E621,
Ëmbëlsuesit, si saharina, aspartami, etj.

Aditivët janë problematikë për shëndetin e njeriut. Problemi i konservantëve qëndron në faktin se përveçse ato janë shkatërruese për mikroorganizmat, janë helmuese edhe për njeriun nëse e kalojnë sasinë e duhur. Gjithësesi, edhe përdorimi i tyre brenda kritereve të përcaktuara, nuk i ruan plotësisht përbërësit  dhe vetitë e produkteve ushqimore.

Aditivët pengojnë veprimin e vitaminave dhe mineraleve, dëmtojnë imunitetin duke rritur mundësinë për sëmundje të ndryshme. Ato kanë vetinë që, nëse përdoren për një kohë të gjatë, grumbullohen në qeliza, dhe i shkatërrojnë ato. Kështu, natrium benzoati, që është derivat i acidit benzoatik, është shkak i alergjive ushqimore. Edhe aditivët e tjerë, si butilhidroksianisoli, butilhidroksitolueni, karagenani, glutaminati i mononatriumit, aspartami, etj., kanë efekte të dëmshme për shëndetin si shkaktarë të alergjive, pezmatimeve të zorrës së trashë, problemet me fetusin, tek fëmijët e vegjël, etj.  Në eksperimentet që është bërë me lepuj është vërtetuar se ëmbëlsuesi saharinë ka shkaktuar kancer. Gjithashtu, përdorimi I ngjyruesve sintetikë çon në dëmtime të lëkurës deri në tumore beninj dhe malinj.

Trajtimet Medikamentoze të Kafshëve

Çdo ilaç me  të cilin trajtohen kafshët e sëmura kalon në organizmin e njeriut, nëse ai merr prej saj mishin, qumështin, vezët dhe çdo lloj produkti tjetër prej saj. Marrja e barnave në këtë mënyrë shkakton probleme, aq më tepër nëse njerëzit janë alergjikë ndaj tyre, ose që ndodhen në një trajtim mjekësor, e cila mund të shkaktojë konflikt me “kurën” që merr nga kafshët.

Aflatoksina

Aflatoksina është një nga produktet toksike më të përhapura në natyrë, ndaj të cilit është e ekspozuar pjesa më e madhe e popullsisë së planetit. Ajo merret nga kontaminimi i drithërave dhe bimëve të tjera bujqësore në fushë gjatë rritjes së tyre, gjatë ruajtjes në depo dhe nga konsumimi i mishit, qumështit e nënprodukteve të tij nga kafshë të kontaminuara.  Aflatoksina bëhet veçanërisht e rrezikshme në kombinimin efekteve toksike të saj me gjendje të tjera patologjike siç janë hepatitet apo infeksionet me virusin e AIDS. Nivele të larta të ekspozimit ndaj aflatoksinave prodhojnë nekrozë akute hepatike, duke rezultuar më vonë në cirrozë, ose tumor të mëlçisë. Ataku akut hepatik shfaqet me hemorragji, edemë, çrregullime në tretje, ndryshime në përthithjen dhe/ose metabolizmin e ushqimit dhe ndryshime mendore dhe/ose gjendje kome.

Faktorët e mësipërm kanë zhvlerësuar dhe zhvlerësojnë prodhimet ushqimore, duke cënuar rëndë vlerat e tyre. Në një të departamentit amerikan të agrikulturës, theksohet se “në 50 vitet e fundit përmbajtja me minerale dhe vitamina në shumë produkte është ulur në mënyrë domethënëse” për shkak të ndryshimeve hormonale, pesticideve dhe produkteve kimike që përdoren për përpunimin e tyre.

Gjithmonë e më tepër njerëzit duhet t’ju kthehen ushqimeve bio. Megjithëse ushqimet bio kushtojnë mesatarisht 30% më shumë se produktet e zakonshme, konsumimi i tyre është investimi më i mirë për të shëndetin tuaj. Ushqimet bio konsiderohen si një nga faktorët bazikë për ruajtjen e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve. Një anë tjetër pozitive e ushqimeve bio është se njerëzit jo vetëm që ushqehen shëndetshëm, por edhe ndotin gjithmonë e më pak ambientin nga kimikatet, duke sjellë përfitime të shumëfishta.

Referencat
US National Library of Medicine; web: www.nlm.nih.gov
National Institutes of Health; web: www.nih.gov