Sëmundjet Kardiovaskulare – Incidenca dhe Grupet e Riskut

Sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësi kryesor i jetës së njerëzve. Nga statistikat, ato janë të parat për nga shkaqet e vdekshmërisë për shumë vende të botës. Nëse më parë ato preknin kryesisht meshkujt në moshën e tretë, sot sëmundjet kardiovaskulare prekin edhe femrat në të njëjtën masë, madje gjithnjë e më të shpeshta po bëhen edhe tek të rinjtë. Si faktor rreziku për të rinjtë është kultura e të jetuarit si: obeziteti, mungesa e aktivitetit fizik, dietat jo të shëndetshme, konsumimi gjithnjë e më i madh i alkoolit, duhanit, narkotikëve, si  dhe  çrregullimet psiko-emocionale.

Edhe fëmijët nuk janë të imunizuar nga këto sëmundje, veçanërisht kur edhe prindërit vuajnë nga të njëjtat patologji. Është vërtetuar se rreziku për sëmundjet e zemrës tek fëmjët fillojnë qysh në periudhën prenatale dhe rritet më tej gjatë fëmijërisë nën ndikimin e disa faktorëve të riskut, që prekin edhe të rinjtë. Kështu, pesha e ulët në lindje e ekspozon organizmin ndaj hipertensionit, sëmundjeve e tjera të zemrës, sëmundjeve celebrovaskulare dhe diabetit në moshën e mesme.

Sëmundjet kardiovaskulare sipas komplikacioneve që ato japin, ndahen në tre grupe kryesore:

  • Sëmundje që ndikojnë drejtpërdrejt në zemër.
  • Sëmundje që ndikojnë në tru.
  • Sëmundje që ndikojnë në sistemin periferik të qarkullimit të gjakut.

Referencat

American Heart Association; web: www.heart.org
US National Library of Medicine; web: www.nlm.nih.gov
National Institutes of Health; web: www.nih.gov

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *