Domatja – Përbërësit

Domatja shquhet për praninë e shtuar të substancës me veti antioksiduese të forta likopen, nga e cila ka marrë edhe ngjyrën e kuqe. Përveç tij, ajo përmban sasi të konsiderueshme vitaminash si A, B1, B2, B6, C, E; kripëra minerale si kripërat e kalciumit, magnezit, fosforit, potasit, kaliumit, hekurit; acide organike si acidi folik, malik, citrik; fitonutrientë  si bioflavonide; karbohidrate dhe mikroelementë të tjerë.