Fluorizimi i Dhëmbëve

Fluorizimi i dhëmbëve është një procedurë që konsiston në ruajtjen e dhëmbëve nëpërmjet trajtimit të tyre me fluor të përqëndruar. Fluori është një lëndë e cila i ruan dhëmbët nga agjentët dëmtues të tyre.

Ky proces kryhet në klinikë në një seancë të vetme. Pasi pastrohen dhëmbët me një pastë profesionale, dhëmbët trajtohen me një lëndë që përmban përqindje të madhe fluori. Në këtë gjendje, dhëmbët lihen për disa minuta.

Trajtimi me fluor të pasuruar jep efekte afatgjata profilaktike. Ai ruan dhëmbët nëpërmjet stimulimit të mineralizimit të smaltit të dhëmbëve. Fluorizimi i dhëmbëve është i nevojshëm për çdo moshë dhe veçanërisht tek fëmijët me dhëmbë të porsadalë dhe tek njerëzit që kanë higjenë orale të mangët.