Realizohet vendosja e një pacemakeri wireless pa kirurgji

Sukses i grupit të Spitalit Gjerman në fushën e kardiokirurgjisë. Realizohet vendosja e një pacemakeri wireless pa kirurgji!

Është e para herë që në Shqipëri realizohet një proces i tillë dhe nga të paktat në arenën ndërkombëtare. Stimulatori i rrahjeve të zemrës pa tel është mjaft i vogël, sa 2 tableta antibiotiku – me gjatësi 4 cm dhe peshë 2 gram.

Pajisja e re u vu në funksionim nëpërmjet një teknike tërësisht novatore nga teknikat e përdorura deri më sot për vendosjet e stimuluesve kardiakë konvencionalë – jo më e lidhur nga jashtë me zemrën nëpërmjet një kateteri, por e vendosur në sistemin e qarkullimit të gjakut duke përdorur sonda speciale me vendndodhje në dhomën kardiake. E gjitha kjo është një ndërhyrje mini-invazive dhe pa kirurgji.
Procesi novator i pacemekerit u krye tek një pacient rreth 45 vjeç nga Saranda, i cili vuante nga një ngadalësim kritik të frekuencës kardiake dhe fibrilacionit arterial. Procedura u krye me një anestezi lokale dhe zgjati 30 minuta – rreth gjysma e kohës që kërkon një procedurë tradicionale – dhe pa asnjë komplikacion.

Por cilat janë epërsitë e teknologjisë së re?
Metoda e vendosjes jo kirurgjikale dhe mungesa e elementëve shtesë të stimuluesit redukton mjaft rrezikun e infeksionit dhe mosfunksionimin e pajisjes. Gjithashtu, kohëzgjatja e baterisë është më e madhe se kohëzgjatja e baterisë me pajisjet tradicionale.
“Stimulatori i ri paraqet një hap shumë i rëndësishëm për zhvillimin teknologjik të mikrosistemeve për trajtimin e çrregullimeve të zemrës”, – deklarojnë autorët e ndërhyrjes kirurgjikale, – pritet që në të ardhmen këto pajisje dhe teknika të luajnë rol vendimtar në cilësinë e jetës dhe jetëgjatësinë e pacientit”.

Një epërsi tjetër e teknologjisë së re është periudha postoperative. Pacienti mbikëqyret nga stafi mjekësor për 6 orë dhe më pas ai del nga spitali.