Metoda “off pump” e trajtimit të sëmundjeve të arterieve koronare

Sëmundjet e arterieve koronare janë të tilla që në shumicën e rasteve ato kërkojnë një ndërhyrje krirurgjikale nëpërmjet një operacioni bypass, i cili sot për shkak të zhvillimeve të teknologjisë mjekësore në fushën e bypass-it realizohet me një zemër që rreh, pa nevojën e makinës zemër-mushkëri për oksigjenimin e gjakut, pra me nje zemër që punon!
Kirurgjia tradicionale e bypass-it realizohej nëpërmjet aparaturës zemër-mushkëri, e cila realizonte funksionin e zemrës. Aparatura zemër-mushkëri realizonte nevojat jetësore të organizmit, duke mbajtur në jetë pacientin. Falë saj realizohej pastrimi i gjakut venoz të pasur me dioksid karboni, me oksigjen dhe më pas qarkullimi i tij në gjithë organizmin. Sipas specialistëve, ajo ka shpëtuar me mijëra jetë njerëzish dhe ka qenë një nga arritjet më të mëdha të kirurgjisë kardio-torakale.
Bypass-i koronar pa makinë ndryshon nga bypass-i i zakonshëm sepse makina zemër-mushkëri nuk përdoret më. Arritjet e tekonologjisë, por edhe të mjekësisë kanë mundur të realizojnë një frenim të pjesshëm të zemrës duke ruajtur funksionin e saj. Kjo metodë mund të aplikohet tek pacientët që vuajnë nga sëmundjet e arterieve koronare. Me teknologjinë që mjekësia zotëron sot, arrin që të realizojë bypass-in koronar për çdo degë të arterieve koronare.
Të gjithë pacientët që kanë një risk të lartë për të zhvilluar komplikacione nga ndërhyrja tradicionale e bypass-it, ata që vuajnë nga sëmundjet e enëve të gjakut, ata që mund të bëjnë episode ishemike, si dhe pacientët të çfarëdo moshe përfitojnë më së shumti nga perfeksionimi i teknikës operatore të bypassi-it.