Valvolat Perkutane TAVI

Ky sistem është një metodë e re jo-kirurgjikale për të shpëtuar jetët njerëzore nga pacientët që kanë stenozë të aortës të një niveli të lartë, tek të cilët, për arsye të ndryshme, nuk mund të kryhen ndërhyrje kirurgjikale me zemër të hapur.
Valvola perkutane kryen funksionin e hapjes së saj për lejimin e kalimit të gjakut dhe mbylljes mënjëherë të saj me qëllim që të mos lejojë kthimin e gjakut pas për shkak të ngushtimit.
Kryesisht në moshën e tretë dhe veçanërisht tek personat mbi 75 vjeç, mjekët specialistë janë dëshmitarë të një ngushtimi gradual, i ashtuquajtur ” annulus mitralico “, të unazave rrethore të indeve fibroze. Në këtë rast kemi të bëjmë me stenozë dhe për të zgjidhur këtë problem, madje edhe në raste mjaft të rënda, janë përdorur teknika minimalisht invazive siç është TAVI – Transcatheter Aortic Valve Implantation.
TAVI është një teknologji novative dhe ka një rëndësi jetike për mbijetesën e mjaft pacientëve. Disa studime shkencore kanë treguar një reduktim të ndjeshëm të vdekshmërisë tek pacientët e trajtuar me TAVI krahasuar me procedurat tradicionale të valvolës plastike të aortës me balon. Statistikat e fundit në Itali për pacientët e trajtuar me TAVI tregojnë se në 80% të rasteve një mbijetesë më të lartë prej 1 viti në krahasim me pacientët që kanë përdorur metodat trradicionale. Vazhdimisht numri i vdekjeve vazhdon të zvogëlohet për shkak të përsosjes së mëtejshme të teknologjisë të valvolave të përdorura dhe falë aftësive të ekipeve të të cilat e bëjnë atë më efektive dhe të sigurt edhe në pacientët veçanërisht në gjendje të rëndë .
Gjithashtu, një avantazh i rëndësishëm konsiston në faktin e kryerjes së një ndërhyrjeje minimalisht invazive dhe me anestezi lokal që e lejon pacientin të kthehet në jetën normale brenda tri ose katër ditëve”.

Vendosja e valvolës perkutane TAVI realizohet në laboratorët e ndërhyrjeve kirurgjikale kardiologjike dhe endovaskulare. Procedura konsiston në futjen në enët e gjakut nëpërmjet një prerje më të vogël se 1 cm (në shumicën e rasteve nëpërmjet arteries femorale) të një kateteri të vogël në të cilën është vendosur një stent të pajisur me një valvol. Kateteri mbërrin në zemër dhe pjesën e dëmtuar. Këtu valvola vihet në funksion, duke normalizuar qarkullimin e gjakut dhe zëvendësuar valvolën origjinale të aortës.

“Vendosja e valvolës perkutane TAVI bëhet e mundur nga një “ekip i zemrës”, në përbërje të të cilit janë ekspertë të hemodinamikës, kardiokirurgjisë dhe kardioanestezistë. Qendrat të cilat trajtojnë këta pacientë me këtë metodë mund të çertifikohen nga një grup ekspertësh pas një numri të caktuar rastesh të kryera, pasi të kenë vlerësuar efektshmërinë e tyre.