Tendenca e Organizmit për ruajtjen e Peshës Aktuale të Trupit

Një program i suksesshëm për kontrollin e peshës duhet të jetë domosdoshmërisht afatgjatë dhe në përputhje me mënyrën e funksionimit të organizmit. Si funksionon organizmi? Organizmi njerëzor ka prirje për homeostazë, d.mth. të ruajë gjendjen e tij të prehjes dhe ekuilibrit. Kjo do të thotë që çdo ndryshim i menjëhershëm kundërshtohet nga ai dhe shkakton pasoja. Kështu, sipas kësaj teorie, të quajtur “set point theory” – “teoria e vetive strukturore”, nëse merrni më shumë kalori sesa keni nevojë për atë peshë, për ta kundërshtuar ndryshimin (rritjen) në peshë, organizmi do të rrisë shkallën e metabolizmit të tij. Ju do të ndieni një shtim të energjive dhe do të jeni i stimuluar për të harxhuar sa më shumë energji për të ruajtur gjendjen (masën aktuale të trupit). E njëjta dukuri e ruajtjes ndodh edhe kur merrni kalori më pak se sa duhen për të mbajtur peshën tuaj. Organizmi e ul shkallën e metabolizmit të tij. Ju do të ndiheni të lodhur dhe më pak të motivuar për lëvizje dhe aktivitet. Në këtë mënyrë do të harxhoni më pak kalori dhe pesha egzistuese ruhet.

Duke e njohur këtë tendencë – papajtueshmërinë e organizmit me ndryshimet e menjëhershme, – ju nuk duhet të krijoni një konflikt mes organizmit dhe programeve për ta ndryshuar atë, pasi organizmi reagon me “dhunë”. Ndryshimet gjithmonë bëhen  në mënyrë graduale dhe afatgjatë. Programi për humbjen e peshës duhet të këtë si qëllim primar moscënimin e shëndetit dhe ndryshime që “pranohen” nga organizmi.

Referencat

G. W.Wade, 2004; Hallschmid, Benedict, Born, Fehm & Kern, 2004; Web: www.prenhall.com/morris