Piramida Ushqimore

Nuk ka asnjë ushqim ideal, d.m.th. nuk ka asnjë ushqim të jetë burim i të gjitha vitaminave dhe lëndëve të tjera ushqyese. Por, sasia e domosdoshme e vitaminave mund të sigurohet nga çdo dietë e zakonshme e ekuilibruar dhe e shumëllojshme.
Dietë e ekuilibruar është ruajtja e një raporti mes karbohidrateve, yndyrnave, proteinave, vitaminave dhe kripërave minerale. Dieta e ekuilibruar vjen sipas një skeme të caktuar që quhet piramida ushqimore. Piramida ushqimore i ndan ushqimet ne shtatë grupe:

Në grupin e parë futen: mishi, peshku dhe veza. Këto ushqime përmbajnë rreth 18-20% të proteinave.

Në grupin e dytë renditen: qumështi dhe derivatet e tij, që janë një burim i mirë proteinash të cilësisë së lartë, por edhe burime të kalciumit, fosforit, vitaminës A, vitaminës B dhe vitaminës D.

Në grupin e tretë janë: drithërat, patatja dhe orizi të pasura me vitamina dhe proteina.

Në grupin e katërt renditen bishtajoret si: fasulet, bizelet, bathët, thjerrëzat, të cilat përmbajnë vitamina, kripëra minerale dhe yndyra.

Në grupin e pestë futen të gjitha yndyrat bimore që përdoren për gatim. Këto ndihmojnë për prodhimin e energjisë dhe sigurojnë acidet yndyrore esenciale.

Në grupin e gjashtë janë zarzavatet të cilat janë të pasura me vitamina, kripëra minerale dhe fibra ushqimore.

Në grupin e shtatë bëjnë pjesë frutat, të cilat ashtu sikurse perimet, janë të pasura me vitamina, kripëra minerale dhe fibra ushqimore.