5 Ushqimet jo të Shëndetshme për Lëkurën

Rregulli bazë është që të gjitha ato dieta të cilat rezultojnë të pashëndetshme për organizmin janë të tilla edhe për lëkurën. Në bazë të efekteve të dëmshme në lëkurë, ushqimet e pashëndetshme për të klasifikohen në pesë grupe të mëdha:
Ushqimet Pikante.  Konsumi i dietave pikante japin skuqje në lëkurë, acarim të saj, dhe si pasojë kruajtje. Gjithashtu, konsumi i vazhdueshëm i këtyre lloj dietave shkaktojnë shfaqjen e enëve të gjakut në lëkurë.
Ushqimet e Skuqura.  Konsumimi ushqimeve të skuqura i jep lëkurës një pamje të lodhur dhe të plakur. Lëkura humbet shkëlqimin e saj, elasticitetin dhe butësinë. Si shkak për këtë janë prania e radikaleve të lira.
Ushqimet e Yndyrshme.  Konsumimi i ushqimeve me shumë yndyrë, sidomos me yndyrë shtazore, rrit depozitimin e indeve dhjamore në lëkurë. Kjo shkakton një pamje të pakëndshme, pasi zmadhohen poret e lëkurës për të bërë të mundur daljen jashtë të këtyre yndyrave të depozituara. Gjithashtu, ushqimet e yndyrshme bëhen shkak për krijimin e akneve dhe pikave dhjamore.
Ushqimet e Kripura.  Kripa në organizëm shkakton dehidrim. Kjo mundëson që uji në qelizat e lëkurës të dalë jashtë, duke shkaktuar tharjen e lëkurës dhe vdekjen e qelizave të saj. Për shkak të ushqimeve të kripura, lëkura plaket më shpejt, humbet elasticitetin, ngjyrën, butësinë dhe rrudhet.
Ëmbëlsirat. Sheqeri me tepricë, sidomos sheqeri sintetik është konsideruar si një nga armiqtë e mëdhenj të lëkurës. Konsumimi i shumtë i tij është i dëmshëm, pasi ai shndërrohet në depozita dhjamore. Përveç kësaj, sheqeri sintetik shkakton akne në lëkurë, duke u bërë shkak për inflamacionet e saj.
 

Referencat
US National Library of Medicine; web: www.nlm.nih.gov
National Institutes of Health; web: www.nih.gov
World Health Organisation; web: www.who.int