Koliti – Ja çfarë duhet të kini parasysh në Dietat tuaja

Koliti është një patologji e lidhur ngushtë me regjimin ushqimor. Vetë terapia ushqimore është një nga mjetet për kurimin e sëmundjes. Për këtë arsye, personat e prekur nga koliti duhet të jenë të vetëdijshëm për një sërë sjelljesh ushqimore  dhe dietash që do t’i ndihmojnë ata në trajtimin e saj.
Koliti është një sëmundje që kërkon ushqime dhe dieta të lehta për t’u tretur, me sa më pak celulozë në përmbajtjen e tyre. Dietat e kolitit nuk janë shumë të kufizuara në përmbajtjen e tyre, por ato duhet të jenë mjaft të rigoroze dhe të patolerueshme. Në këto dieta mbi zotërojnë ushqimet e lëngshme, si supërat dhe gjellërat me zarzavate. Si vijon, janë të përmbledhura një sërë këshillash për sjellje ushqimore dhe dieta të shëndetshme.

Sjelljet Ushqimore që duhen evituar

Mbingrënia. Koliti favorizohet nga ngrënia e tepërt për shkak se mbingrënia shkakton vështirësi në tretje. Kjo sjellje duhet evituar, duke e zëvendësuar atë me vakte të vogla dhe të shpeshta.
Ngrënia me Nxitim. Nxitimi gjatë ngrënies nuk mundëson bluarjen e plotë të ushqimit nëpërmjet dhëmbëve duke krijuar vështirësi në tretjen e tij. Gjithashtu nxitimi gjatë ngrënies mundëson gëlltitjen e ajrit duke favorizuar shumë krijimin e gazrave.
Ngrënia përpara Gjumit. Nëse konsumoni ushqim pak përpara se të shkoni të flini, stomaku sekreton acid gastrik vazhdimisht gjatë natës, duke rrezikuar një ulçer apo kolit. Është e këshillueshme që të hani rreth 2-3 orë përpara gjumit të natës, pasi stomaku gjatë fjetjes duhet të jetë  lehtësuar nga aktivitetet e tretjes.

Ushqimet që duhen kufizuar ose evituar

Ushqimet e Thata.  Ushqimet e thata janë kategorikisht të ndaluara tek të sëmurët me kolit. Këto lloj ushqimesh janë të vështira për traktin tretës dhe vazhdimisht gjatë tretjes së tyre ngacmojnë ulçerat egzistuese në stomak. Ushqimet e thata duhet të zëvendësohen me sa më shumë ushqime të lëngshme, veçanërisht supra, perime të ziera sa më mirë, lëng mishi, etj.
Ushqimet Yndyrore.  Ushqimet me yndyrë janë faktorë risku për kolitin për shkak të vështirësisë në tretje. Më të dëmshme janë ushqimet që përmbajnë yndyra të pagatuara. Qumështi është një nga ushqimet që e favorizon mjaft kolitin për shkak të pranisë në të të yndyrave. Është e këshillueshme që të mos përdoret shpesh. Nëse përdoret, ai duhet të jetë i skremuar plotësisht.
Të dëmshme janë gjithshtu për shkak të yndyrës së tyre edhe mishi i të imtave, peshqit e dhjamosur, etj. E këshillueshme është evitimi i sallamrave, proshutave krudo, ndërsa lejohen të përdoren herë pas here proshutat e ziera dhe pa yndyrë.
Mishrat e Forta. Për shkak të dobësisë së traktit tretës, mishrat të cilat janë të forta duhet të evitohen. Të tilla janë mishra nga kafshë me moshë të madhe, nga kafshët e gjuetisë, mishi i gjelit të detit, etj.
Ushqimet e pasura me Celulozë. Celuloza nuk tretet në organizëm, duke krijuar probleme nga të sëmurët me kolit. Kjo kategori duhet të përjashtojë ushqimet e pasura me celulit si drithërat, frutat dhe perimet. Këto të fundit duhet të konsumohen vetëm të shtrydhura ose të gatuara.
Ushqimet e Skuqura. Ushqimet e skuqura janë jo të shëndetshme për të sëmurët me kolit për shkak të problemeve që shkaktojnë në tretje. Ato duhet të zëvendësohen me ushqime të ziera mirë. Ushqimet e ziera nuk janë irrituese për ulçerën dhe treten më me lehtësi.
Ushqimet që ndikojnë në rritjen e Gazrave në Stomak dhe Zorrë. Një nga simptomat e kolitit që shkakton më së shumti mungesën e rehatisë, është prodhimi i gazrave. Për këtë arsye, duhet eleminuar marrja e atyre ushqimeve që stimulojnë prodhimin e gazrave, si pijet e gazuara, qumështi, fasulet, lakrat, mollët, kumbullat, bizelet. Gjithashtu, duhet evituar përdorimi i pijeve të ftohta. Pijet e ftohta shkaktojnë uljen e temperaturës të traktit tretës duke mundësuar formimin e gazrave. Është e këshillueshme që pijet e ftohta të eleminohen edhe në stinën e nxehtë.
Pijet me Kafeinë. Pijet me përmbajtje kafeine, si kafeja dhe çajrat janë të dëmshme për personat e prekur nga koliti. Duhet që këto pije të reduktohen sa të jetë e mundur, madje edhe kafeja dekafeinato. Pijet me përmbajtje kafeine provokojnë rritjen e prodhimit të acidit gastrik dhe si pasojë, mund të përkeqësojë një ulçer egzistuese në stomak. Nëse këto pije mund të tolerohen, ato duhet të konsumohen afër vakteve të ngrënies, por gjithmonë në sasi të moderuara.
Alkooli dhe Duhani. Alkooli dhe nikotina stimulojnë prodhimin e acidit gastrik. Përveç kësaj, nikotina e acaron ulçerën dhe nuk e lejon të mbyllet. Edhe pas shërimit të saj, nikotina ndikon në ripërsëritjen e ulçerës.

Referencat
US National Library of Medicine; web: www.nlm.nih.gov
National Institutes of Health; web: www.nih.gov