Dieta 1- Mujore “3+1”

Dieta 1- Mujore “3+1”

Dieta “3+1” dallohet si një dietë 1-mujore pasur me proteina dhe pak karbohidrate. Quhet dieta “3+1” pasi në përbërjen e saj janë tri ushqime bazë: tërshëra, molla dhe kosi, të cilat shoqërohen me një nga ushqimet e rëndësishme për ruajtjen e ekuilibrave – fileto (gjoks) pule dhe peshk salmon. Përveç tyre, dieta “3+1” ka të pranishme frutat dhe perimet (duke perjashtuar konsumin e bananes me sasi të mëdha), vezët, djathin e bardhë, si dhe ujin në sasi të madhe.
Dieta “3+1” përjashton konsumimin e alkoolit, duhanit, pijeve të gazuara, ëmbëlsirave (duke lejuar kafen me sa më pak sheqer).
Ajo realizon një rënie në peshë në mënyrë të shëndetshme dhe të kontrolluar deri në 10 kg për shkak të përbërësve të saj: mollë, tërshërë, kos, fileto pule, salmon, fruta dhe perime. Të gjithë përbërësit kanë veti për rënien në peshë dhe shkrirjen e yndyrave. Nëse respektohen të gjitha elementët e dietës, në fund të muajit organizmi ndihet i lehtësuar dhe njëkohësisht i vitalizuar.
I vetmi efekt anësor që mund të jetë, është konstipacioni (kapsllëku) që mund të shkaktohet nga prania e tërshërës dhe e frutave, por që incidenca e saj (probabiliteti që kjo të ndodhë) nuk është e lartë: më pak se 1 në 20 raste.
Shkalla e vështirësisë së recetës përcaktohet nga fakti se sa e shijoni recetën. Nëse ju e shijoni këtë recetë, suksesin e keni të garantuar!

Mëngjesi:
Baza e mëngjesit është përsheshi me kos dhe tërshërë. Tërshëra ka veti të mira terapeutike. Ajo stabilizon yndyrat në gjak, rregullon nivelin e sheqerit në gjak, dhe furnizon organizmin me fibra vegjetalë dhe mikronutrientë, të cilat janë mjaft jetike për të. Përveç kësaj, ajo krijon ndjenjën e ngopjes dhe e furnizon organizmin me energjinë e nevojshme gjatë ditës.
Pas ditës së pestë, për mëngjes shtohet edhe një kokërr vezë e zier dhe një fetë djathë.
Gjithashtu, mund të konsumohet kafe (me qumësht të paskremuar ose jo) dhe çaj pa sheqer.

Zemra:
Fruta (përjashtuar rrushin, fikun dhe bananen) dhe perime, kafe pa sheqer, ose çaj.
 
Dreka:
Përshesh me kos dhe mollë. 2-3 kokrra mollë grihen në rende, ose priten në copa të vogla, duke i shtuar më pas kosin. Përsheshi shoqërohet me sallatë mikse me perime për 3 ditë rresht. Pas 3 ditësh, shtohet edhe 200 gr. fileto pule deri në fund të dietës.

Zemra:
Fruta (përjashtuar rrushin, fikun dhe bananen) dhe perime, kafe pa sheqer, ose çaj.

Darka:
Sallata perimesh, duke shtuar 2 herë në javë peshk, kryesisht salmon. Pas ditës së 10-të, mund të konsumoni një fetë të hollë buke të thekur.

Kjo dietë dallohet për ruajtjen e stabilitetit të organizmit. Për këtë arsye, ajo mund të përsëritet herë pas herë në intervale të ndryshme kohe.