Dieta 24 ditore – Dieta e “rifiniturave”

Kjo dietë është e bazuar në konsumimin ditor të ushqimeve të njëanshme (të një lloj ushqimi), duke mos i përzier kategoritë e ndryshme me njëra-tjetrën, si proteinat, yndyrnat, sheqernat dhe llojet e tjera të ushqimeve.
Dieta 24 ditore rekomandohet kryesisht për personat që kanë indeksin e masës trupore jo të lartë (personat me obezitet të ulët) dhe që dëshirojnë të bien në peshë jo më shumë se 8 kg për të qenë në peshë normale, pra një dietë që rregullon “rifiniturat” (format e holla) të linjave trupore.
Kjo dietë krijon edhe mjaft lehtësi, pasi meqë ushqimet ditore janë të njëanshme, mund të konsumohet ushqim sa të dëshironi. Për këtë arsye, dieta nuk është e lodhshme dhe nuk do ta ndieni urinë.
Lejohet përdorimi i kafes me qumësht të skremuar, por pa sheqer; i çajrave pa sheqer dhe nuk lejohet përdorimi i alkoolit, pijeve të gazuara dhe ëmbëlsirave. Megjithëse nuk përmban efekte anësore, rekomandohet gjithashtu marrja e multivitaminave për sa kohë që ndiqet kjo dietë.

Dita 1: Makarona me djath të bardhë.
Dita 2: Orizme djath të bardhë.
Dita 3; 4; 5: Qofte pa bukë dhe sallatë mikse me perime (me pak vaj).
Dita 6; 7; 8: Biftek viçi i zgarës dhe sallatë mikse me perime.
Dita 9; 10; 11: Pulë e zgarës dhe sallatë mikse.
Dita 12; 13: Patate të skuqura, djathë i bardhë dhe perime të ziera të stinës me pak vaj dhe limon.
Dita 14; 15: Biftek viçi i zgarës dhe sallatë mikse me perime.
Dita 16; 17: Fruta (përjashtuar bananet, fikun dhe rrushin).
Dita 18; 19: Sallatë mikse me perime.
Dita 20; 21: Perime të ziera të stinës me pak vaj dhe limon, bishtaja dhe sallatë mikse.
Dita: 22; 23: Oriz dhe kos.
Dita 24: Zgjidhni çfarë të dëshironi ngarecetat e mësipërme ditore.
 
Pas kësaj diete, është e nevojshme kthimi në regjimet ushqimore komplekse, me përparësi frutat, perimet dhe peshku.