Programi 7-ditor për humbjen e peshës është një terapi ushqimore e dedikuar për personat me indeksin e masës trupore 30 e sipër dhe që kanë vendosur të bien në peshë në mënyrë të shpejtë; jo më pak se 5 kg në fund të javës. Ky program garanton siguri ushqimore dhe kujdes shëndetësor, sepse reduktimi i kalorive të marra nuk shoqërohet me reduktimin e lëndëve ushqyese që organizmi ka nevojë. Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se programi 7-ditor për humbjen e peshës mundohet të reduktojë ndjenjën e urisë dhe ruajë ndjenjën e qetësisë dhe stabilitetit. Kjo dietë mund të programohet sa herë dëshironi pa u shqetësuar për ndonjë komplikim. Është krijuar për të pastruar sistemin tuaj nga papastërtitë dhe jep ndjesinë e mirëqenies. Pas 7-ditësh ju do të filloni të ndjeheni më i lehtë për shkak se do të keni rënë së paku 5 kg. Do të keni gjallëri të shtuar dhe temperament të përmirësuar. Ky program është hartuar nga Departamenti Bujqësor Amerikan dhe Administrata për Ushqim dhe Barna si dhe është testuar nga Qendra Kërkimore “John Hopkins”.
Dita e parë: të gjitha frutat përveç bananeve.
Dita e parë e dietës javore përfshin vetëm frutat. Frutat përmbajnë të gjitha elementët ushqyes që i duhen organizmit. Konsumimi i një sasie të madhe frutash dhe nga të gjitha llojet sigurojnë një dietë të balancuar dhe krijojnë ndjesinë e ngopjes, duke shmangur ndjesinë e urisë dhe paqëndrueshmërinë emocionale që vjen prej kësaj. Është e këshillueshme që të konsumohet limon, shalqi dhe pjepër në ditën e parë. Nëse e kufizoni konsumin e frutave vetëm në shalqi dhe pjepër, ka gjasa për të rënë 1.3 kg qysh në ditën e parë.
Dita e dytë: të gjitha perimet.
Dita e dytë është dita e perimeve. Ashtu sikurse edhe frutat, perimet janë një burim i pasur me nutrientë si vitamina dhe minerale. Kjo ditë fillon me marrjen e karbohidrateve të nevojshme për energjinë ditore. Karbohidratet sigurohen nëpërmjet ngrënies në mëngjes së patateve të pjekura. Kini kujdes në sasinë e tyre. Mund të konsumohet një patate e madhe e pjekur, ose disa të vogla. Është e lejueshme që racioni me patate të shoqëroher edhe me pak gjalpë ose vaj.
Në vazhdim, dieta e kësaj dite përmban perime të gatuara ose jo pa ndonjë kufizim në sasi. Edhe për këtë ditë, organizmi është kufizuar në kalori, por i ka marrë të gjitha lëndët ushqyese në mënyrë të shëndetshme dhe pa efekte anësore. Gjithashtu, shpresohet që gjithësesi, ndjenja e urisë të jetë e kufizuar.
Dita e tretë: dietë e balancuar mes frutave dhe perimeve.
Tashmë bilanci i kalorive të marra dhe të konsumuara është negativ. Kjo do të thotë se organizmi konsumon më shumë kalori se merr. Ky proçes siguron djegien e yndyrave të depozituara në trup, kryesisht në zonën e barkut dhe rënien në peshë. Gjatë kësaj dite këshillohet konsumimi i një diete me fruta dhe perime. Nuk këshillohet patatja dhe banania. Të dyja këto përmbajnë kalori të konsiderueshme për shkak të pranisë së shtuar të karbohidrateve në to. Organizmi nuk ndihet i mangët dhe i paplotësuar me vitaminat, mikroelementët dhe fibrat, me të cilat frutat dhe perimet janë të pasura.
Dita e katërt: supë, banane dhe qumësht.
Dita e katërt shërben për korrigjimin e dietës së tre ditëve të para. Ato lëndë të cilët në tre ditët e para nuk janë marrë në sasinë e duhur, tashmë do të merren. Dieta e kësaj dite përbëhet nga tre gota qumësht të shoqëruara me 7-8 (apo edhe më shumë banane) si dhe një pjatë e vogël me supë. Organizmi me këtë dietë plotëson nevojën e tij për proteina, kalium dhe natrium.
Dita e pestë: “dita e gostisë” – mish lope dhe domate.
Gjatë kësaj dite “gostiteni” veten tuaj me dy porcione nga 300 gram mish lope. Racionet me mish lope shoqërojini me 5-6 kokrra domate. Nëse këtë sasi mishi nuk e konsumoni dot, hani sa mund të konsumoni. Mishi i lopës është për të marrë hekur dhe proteina, kurse domatet janë për tretje dhe fibra. Në këtë ditë shtoni sasinë e ujit që konsumoni në jo më pak se një litër. Uji pastron organizmin nga toksinat e prodhuara, veçanërisht acidin urik. Mos u shqetësoni nëse urina juaj është pa ngjyrë. Nuk ka asnjë ndërlikim në organizëm.
Dita e gjashtë: mish lope dhe perime.
Dita e gjashtë është dieta në rritje dhe zhvillim e ditës së pestë. Në këtë ditë, hani mish lope dhe perime pa kufizime. Organizmi furnizohet me proteina dhe hekur nga mishi i lopës si dhe vitamina dhe fibra nga perimet. Që nga kjo ditë, sistemi juaj është totalisht i prirur për të humbur peshë. Ju, gjithashtu duhet të vërreni ndryshime të dukshme në menyrën që dukeni sot, krahasuar me ditën e parë.
Dita e shtatë: oriz ngjyrë kafe, lëng frutash dhe perime.
Gradualisht organizmi duhet të kthehet në gjendjen normale, por tashmë i vitalizuar nga rënia në peshë dhe i pastruar nga toksinat. Nevojitet që në ditët në vazhdim të vijoni drejt dietave të shëndetshme dhe të balancuara larg teprimeve dhe dietave të cilat ju shtojnë në peshë duke kompesuar për një kohë të shkurtër atë që ju e keni humbur.
Referencat:
Qendra Kërkimore “John Hopkins”