Kokteijl anticelulit dhe për rënien në peshë – uthull molle dhe mjaltë

Uthulla e mollës është e njohur prej kohësh për efektin e saj dobësues, anticelulit dhe për uljen e oreksit. Përveç kësaj, uthulla e mollës ka mjaft veti terapeutike, si: ul tensionin e gjakut, lufton sëmundjet e fytit, çrregullimet e tretjes, lodhjen, rrit metabolizmin, kuron zgjerimin e venave, etj.
Po kështu, mjalti ka mjaft veti terapeutike dhe kundër obezitetit, si: ul kolesterolin e keq, lufton arteriosklerozën dhe sëmundjet e tjera të zemrës, sëmundjet e traktit tretës, të traktit të frymëmarrjes, forcon sistemin imunitar, është antioksidant, antitoksik, antiseptik (antimikrobial), rigjeneron lëkurën, etj.

Kokteijli me uthull molle dhe mjaltë ka efekte të forta kundër mbipeshës, pasi kjo ndihmon në shkrirjen e indeve dhjamore, redukton celulitin, si dhe përftohet një recetë me vlera të mëdha ushqimore e terapeutike.

Përdorimi:

Rekomandohet të pini 3 herë në ditë para ushqimit (rreth 20-30 minuta më përpara) për 2 muaj rresht një gotë koktejil  që përmban të tretura në ujë 2 lugë gjelle me uthull molle dhe 1 lugë mjaltë (rënia në peshë dhe efekti anticelulit realizohet edhe pa praninë e mjaltit, por mjalti i shton vlerat dhe përshpejton efektet).
Për të asnjanësuar shijen e uthullës, mund të shtoni lëng natyral portokalli ose molle.

Ju këshillojmë gjithashtu që për të parandaluar dhe luftuar celulitin, të hani sa më shumë fruta sidomos mollë, të pini shumë ujë gjatë gjithë ditës, si dhe çajra bimore, kryesisht çaj jeshil, i cili është njëri nga anticelulitët më të mëdhenj.