Kokteijl me boronicë për rënien në peshë

Prej kohësh është zbuluar se boronica është një nga frutat më efektive për rënien në peshë. E pasuruar nga përbërës të tillë, si kanella, xhenxhefili, portokallja dhe limoni, kokteijli me boronicë merr vlera të veçanta si për rënien në peshë, ashtu edhe për vlerat terapeutike që ajo mbart.

Boronica përmban një nga antioksidantet më të fuqishme, të quajtur pterostilben, e cila kontrollon nivelin e kolesterolit. Ato janë të pasura me vitaminën C, e cila është përgjegjëse për shumë funksione të rëndësishme të organizmit, si forcimin e kockave, lëkurës dhe enëve të gjakut. Nga shumë hulumtime shkencore është vërtetuar se boronica përmirëson shikimin, rrit imunitetin e organizmit, vitalizon aktivitetin e trurit, shton kujtesën dhe aftësitë mendore në moshën geriatrike, lufton infeksionet e traktit urinar, etj.

Përbërësit:
1 gotë me lëng boronice 100% (në pamundësi të lëngut të boronicës, merrni 3 bustina çaji me boronicë, ose një gotë me boronica)
7 gota ujë
Gjysëm luge kafe me kanellë
Një majë luge kafe me xhinxher (angl. ginger)
1 gotë lëng të shtrydhur portokalli
Gjysëm gote me lëng limoni të shtrydhur

Përgatitja:
Pasi ta kemi zier ujin, i shtojnë lëngun e boronicës (në mungesë të saj bustinat ose boronicat), kanellën dhe xhinxherin dhe i lëmë të ziejnë sërish për 20 minuta. Pasi lëngu të jetë ftohur, i shtojmë lëngun e portokallit dhe lëngun e limonit.

Përdorimi:

Rekomandohet të pini disa gota gjatë ditës si dhe përpara ushqimit. Shijojeni këtë pije duke i shtuar sipas dëshirës akull dhe një fetë limoni në fund.