Koktejili me mjaltë dhe limon përbën një nga trajtimet më të rëndësishme ushqimore si për rënien nga pesha, ashtu edhe vitalizimin e organizmit, për shkak të vlerave terapeutike që ato përmbajnë. Nga të dhënat, konfirmohet se kokteijli me limon dhe mjaltë është një recetë mjaft e vjetër – rreth 5000 vjeçare për mjekimin natyral, e njohur si mjekësia “Ayuverda”, e cila në sanskritisht do të thotë “dija e plotë për një jetë të gjatë”.
Mjalti ka veti mjaft të mira terapeutike. Ai veçohet për shkrirjen e indeve dhjamore rreth organeve jetësore, përmirëson tretjen dhe shikimin, lufton ulçerat e stomakut, kollën, fuqizon aktivitetin e trurit, rrit aftësitë mendore, rigjeneron lëkurën, parandalon sëmundjet e zemrës, arteriosklerozën, ul kolesterolin e keq, ka veti antiseptike, antitoksike, etj.
Limoni është një nga ushqimet me vetitë më të forta për shkrirjen e yndyrave dhe rënien në peshë. Përveç kësaj, limoni është një antioksidant i fortë, lufton toksinat, është antiseptik, pastron mëlçinë, lufton skorbutin, ndalon gjakderdhjen, forcon mishrat e dhëmbëve, kuron reumatizmin, etj.
Përgatitja:
Në një gotë me ujë të vakët, shtrydhni një limon dhe i shtoni një lugë gjelle mjaltë. E trazoni derisa mjalti të shkrihet i gjithë.
Përdorimi:
Tretësira konsumohet e vakët në mëngjes esëll, rreth 15 minuta përpara ushqimit. Nëse do ta përdorni disa muaj rresht, rezultatet do të jenë të dukshme, si në rënien në peshë, ashtu edhe për forcimin e organizmit dhe luftimin e sëmundjeve.
E para gjë që njerëzit do të zbulojnë pas rënies në peshë është se do të jenë të ruajtur nga virozat e ndryshme të stinës.