Kokteijl për rënien në peshë – ujë me limon, kastravec dhe xhinxher

Ujë me limon, kastravec dhe xhinxher – një nga kokteijlet më të famshme për rënien në peshë, sidomos për reduktimin e masës dhjamore rreth barkut dhe me vlera të jashtëzakonshme terapeutike.

Xhinxheri (angl. ginger) është i njohur qysh në lashtësi, (veçanërisht i përdorur në mjekësinë kineze), për vlerat e mëdha terapeutike për organizmin. Ajo pastron organizmin nga toksinat, forcon metabolizmin, lufton infeksionet në rrugët e frymëmarrjes, stimulon qarkullimin e gjakut, rrit imunitetin, parandalon koagulimin e gjakut, ul kolesterolin, normalizon tensionin e gjakut, etj.

Limoni është një nga antioksidantët më të mirë për shkak të pranisë së shtuar në të të vitaminës C. Ai shquhet për një numër të konsiderueshëm vlerash terapeutike si: forcimin e imunitetit, reduktimin e yndyrave në gjak dhe indet e buta, lufton konstipacionin (kapsllëkun), gripin, sëmundjen e skorbutit, ekzemat e lëkurës, azmën, pastron gjakun nga toksinat, forcon  mishrat e dhëmbëve, ka efekt analgjezik, antiseptik (antimikrobial), largon erën e keqe të gojës, ndalon hemorragjinë, etj.

Kastraveci është i pasur me vitaminat A dhe C, minerale si kalcium, fosfor dhe kalium. Këto përbërës i japin kastravecit veti të shumta terapeutike, si: normalizimin e tensionit të gjakut, lufton irritimet e lëkurës dhe të syve, infeksionet urinare, rigjeneron lëkurën, largon toksinat nga organizmi, ulin nivelin e kolesterolit në gjak, pastron veshkat nga acidi urik, etj.

Përgatitja:
Në një enë me ujë futen të prera në në feta të holla një kastravec, një limon dhe xhinxher (sa një filxhan kafe). Lihen rreth 7-8 orë (rekomandohet gjatë gjithë natës) në një vend të freskët.

Përdorimi:
Pihen disa gota në ditë 2 orë para buke, duke filluar me një gotë esëll në mëngjes.