Kohëzgjatja e Gjidhënies

Ushqyerja e fëmijës në gji zgjat zakonisht 20 deri 30 minuta. Nëse fëmija ka thithur vazhdimisht qumësht gjatë kësaj kohe, gjinjtë janë boshatisur tërësisht dhe thithja e mëtejshme nuk jep më qumësht. Nga pikëpamja e shëndetit të nënës, është e rëndësishme që të mos kalohet koha prej 30 minutash e gjidhënies (maksimumi 15 minuta për çdo gji). Kjo për shkak se thithja e mëtejshme e gjirit rrezikon dëmtimin e kokës së gjirit, që mund të pasohet me infeksione. Dëshira e fëmijës tej kësaj kohe nuk vjen nga mungesa e ushqimit dhe ndjenja e urisë, por nga dëshira e fëmijës për të luajtur me gjirin dhe për ta përdorur atë si biberon.

Gjatë kohës së gjidhënies, fëmijët zakonisht i zë gjumi për shkak të ngopjes dhe ndjenjës së rehatisë. Kjo rezulton jo e shëndetshme, për shkak se ai mund të mos jetë ngopur plotësisht, duke kërkuar thithje më të shpeshta. Gjidhënia e shpeshtë është e lodhshme si për nënën, ashtu edhe për fëmijën. Për këtë arsye, fëmijët duhet të mbahen zgjuar gjatë gjidhënies dhe nuk duhet të lihen të flerë. Ata duhet të stimulohen fizikisht duke u ndryshuar shpesh pozicionin e gjidhënies derisa procesi i gjidhënies të përfundojë dhe fëmija të jetë ngopur plotësisht.

Referencat
Anne Deans; “Your Pregnancy Bible”; web: www.carrollandbrown.co.uk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *