Vizita e Kontrollit pas lindjes së Fëmijës

Vizitat mjekësore pas lindjes së fëmijës janë të domosdoshme për të kontrolluar rehabilitimin e saj të përgjithshëm. Vizita e parë e kontrollit pas lindjes duhet zakonisht pas gjashtë javësh, por nëse gruaja ka shqetësime për gjendjen e saj shëndetësore, nëse ajo vuan nga depresioni, ose nëse ka kryer operacion cezarian dhe duhet të hiqen qepjet, është e këshillueshme që këto vizita të kryhen më shpejt se afati i rekomanduar.

Mjeku kryen kontrollet e mëposhtme:

  1. Pesha trupore.
  2. Presioni arterial i gjakut.
  3. Kontrolli nëse mitra ka ardhur në gjendjen e mëparshme.
  4. Kontroll për probleme të tjera gjinekologjike, si infeksione të mundshme, etj.
  5. Kontroll për plagët e mundshme të operacionit cezarian apo episiotomisë (nëse plagët janë mbyllur rregullisht dhe nuk kanë probleme).
  6. Egzaminim i zorrëve dhe rrugëve urinare.
  7. Kontroll për dhimbje të gjoksit, apo dhimbje në zona të tjera të trupit.
  8. Egzaminim i gjendjes psiko-fizike të gruas pas lindjes. Nëse ndjeheni veçanërisht të trishtuara apo shumë të lodhura; nëse keni pasur pritshmëri të tjera nga ato që keni; nëse këto reflektohen edhe në humbjen e oreksit apo bulimi nervore.

Vizita e kontrollit pas lindjes së fëmijës është mjaft e rëndësishme për të egzaminuar gjendjen e përgjithshme psiko-fizike dhe shëndetësore të gruas pas ndryshimit të madh në jetën e saj. Për këtë arsye, ju duhet të përgatisni edhe një sërë pyetjesh për mjekun tuaj dhe të ndani me të çdo shqetësim që keni.

Pas kësaj vizite, nëse për këto tre vjet të shkuara nuk e keni kryer pap-testin, tre muaj pas lindjes, pap-testi rekomandohet që të kryhet.

Referencat
Anne Deans; “Your Pregnancy Bible”; web: www.carrollandbrown.co.uk
Mayo Clinic; web: www.mayoclinic.com