Trajtimi i Ankthit dhe Depresionit me Masazh

Masazhi Terapeutik është një nga praktikat më të lashta që lidhen me mjekësinë. Studiuesit bashkëkohorë të mjekësisë dhe psikologjisë kanë nisur të ritheksojnë me forcë vlerat e mëdha të kësaj terapie, pas një periudhe skepticizmi. Edhe pse nevojiten studime të tjera që do të çojnë në kuptimin e plotë të përfitimeve që vijnë nga terapia e masazhit dhe nga përdorimi i saj i gjerë nga terapistët, rezultatet e deritanishme janë tejet premtuese.

Nw lidhje me çrregullimet e gjendjes shpirtërore, ai heq ankthin dhe depresionin . Shqyrtimi i 37 studimeve që vlerësonin terapinë e masazhit tek pacientët me depresion dhe ankth (Moyer, Rounds & Hannum, 2004), nxorri në pah se një seancë e vetme masazhi arrinte të ulte në mënyrë të ndjeshme ankthin dhe depresionin e momentit. Seancat e njëpasnjëshme arrinin të ulnin ankthin dhe depresionin afatgjatë, por edhe të zhduknin dhimbjen.

Referencat
Charles G. Morris, Albert A.Maisto; “Understanding Psychology” 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *