Maska e fytyrës me mjaltë dhe të verdhë veze është mjaft dobiprurëse për rigjenerimin e lëkurës dhe vitalizimin e saj, veçanërisht kundër plasaritjeve të lëkurës dhe për heqjen e luspave (kur lëkura e fytyrës bëhet si luspa peshku të imëta dhe me ngjyrë të bardhë). Mjalti është një nga përbërësit kryesorë në industrinë e kozmetikës. … Lexo të plotë
Etiketë: Mineralet
Maskë me Mjaltë dhe Qumësht kundër tharjes së Lëkurës
Maska e fytyrës me mjaltë dhe qumësht është një maskë e cila ndikon mjaft në rigjenerimin, zbardhimin e lëkurës dhe vitalizimin e saj, veçanërisht për lëkurën e thatë. Për shkak të përbërësve të saj, mjalti dhe qumështi, kjo maskë përdoret në rastet e tharjeve të lëkurës, dëmtimeve nga dielli, kur lëkura e fytyrës fillon të… Lexo të plotë
Maskë me Mollë dhe Kos për heqjen e Njollave dhe reduktimin e Yndyrës
Nëse keni njolla në fytyrë dhe lëkurën e yndyrshme, të fytyrës, maska e fytyrës me mollë dhe kos është një nga maskat e fytyrës më efektive për heqjen e njollave në fytyrë dhe reduktimin e yndyrës. Përveç kësaj, me vlerat e padiskutueshme që mbartin molla dhe kosi largohen toksinat nga lëkura e fytyrës dhe e… Lexo të plotë
Suplementet – Të Dobishme apo të Dëmshme?
Në përgjithësi, nëse ndiqni një dietë të balancuar dhe të shëndetshme, nuk është e nevojshme të përdoren suplemente të vitaminave dhe mineraleve. Edhe pse disa ekspertë të njohur e vënë në dyshim marrjen në rrugë sintetike të vitaminave dhe mineraleve, në raste të caktuara për shkak të mungesës së tyre apo gjendjeve specifike të organizmit,… Lexo të plotë
Radikalet e lira dhe Antioksidantët
Nga pikëpamja kimike, antioksidantët janë molekula që kanë aftësi të ndalojnë oksidimin e molekulave të tjera. Reaksionet oksiduese mund të prodhojnë radikale të lira, të cilat hyjnë në reaksione zinxhir duke prishur strukturat molekulare të qelizës. Nga pikëpamja fiziologjike, antioksidantët janë lëndë që mbrojnë qelizën nga radikalet e lira dhe substanca të tjera të prodhuara… Lexo të plotë