Përdorimi i Antibiotikëve tek Fëmijët

Nga sondazhet e kryera të kryera nga Agjensia Italiane e Barnave (AIFA) si dhe shumë të dhëna nga vendet e tjera europiane, antibiotikët në mbi 50% të rasteve përdoren nga fëmijët. Duke pasur parasysh se organizmi i fëmijëve është shumë delikat dhe ende i paformuar tërësisht, dhënia e antibiotikëve nga mjeku duhet të bëhen pas një egzaminimi mjaft të kujdesshëm të tij. Mjaft simptoma dhe patologji të fëmijëve si skuqje e grykëve, temperaturë, angina, etj. kanë origjinë virusale dhe përdorimi i antibiotikëve në këtë rast nuk është i efektshëm.

Tek fëmijët, egzaminimi nëpërmjet antibiogramës është mjaft i rëndësishëm. Nëse fëmija ka skuqje të grykëve, duhet të bëhet kultura e grykës, nëse ka djegie të urinës duhet të bëhet kultura e urinës dhe kështu me rradhë. Kjo shmang pasojat negative të marrjes së antibiotikëve jo të efektshëm për atë bakter që ka fëmija, pasi antibiotikët e ndryshëm kanë efekte terapeutike vetëm në grupe të caktuara bakteriesh. Në të kundërt, prindërit e fëmijës do të kultivojnë padashur rezistencën e bakterieve në organizmin e fëmijës, duke e kthyer gradualisht atë antibiotik në të paefektshëm.  Prindërit e dhe mjekët e fëmijëve duhet të zbatojnë rigorozisht tri “rregullat e arta” të përdorimit të antibiotikëve.

Në të gjithë botën janë vendosur rregulla të forta për përdorimin e antibiotikët të quajtura “rregullat e arta”. Janë tri “rregulla të arta” që disiplinojnë përdorimin e antibiotikëve:

1. Antibiotikët duhet të përdoren vetëm për infeksionet bakteriale dhe me recetë nga mjeku.
2. Në recetë shënohet dozimi, i cili është i detyrueshëm, pasi terapia bëhet e padobishme.

  1. Terapia antibiotike duhet të vazhdojë deri në përfundim të kurës. Ky është edhe problemi më i madh krahas përdorimit pa kriter të antibiotikëve. Njerëzit e kanë bërë zakon që kur simptomat e sëmundjes largohen, ata ndërpresin edhe kurën. Kjo bën që bakteriet pasi janë dobësuar, të rimarrin veten dhe të sulmojnë sërisht duke e kthyer sëmundjen, ndoshta edhe më agresive se më parë. Në këtë rast bakteriet kanë zhvilluar edhe një rezistencë ndaj antibiotikut. çka I bën ato edhe më të rrezikshme.

Referencat
Polikron Çela; “Mjeku i fëmijëve ju përgjigjet”
US National Library of Medicine; web: www.nlm.nih.gov
National Institutes of Health; web: www.nih.gov

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *