Tonik dhe Aperitiv. Marrja e tre gotave me lëng domate në ditë është një tonik i mirë për të rimarrë energji edhe në rastet kur jeni i qetë dhe pa probleme me shëndetin. Kurse pirja e një gote para ushqimit ndihmon në tretje dhe shërben si aperitiv, duke hapur oreksin.
Për Inflamacionet e Stomakut. Për sëmundjet inflamatore të stomakut, është e rekomandueshme pirja e disa gotave në ditë lëng domate. Vetitë antimikrobiale dhe antiinflamatore të domates ndihmojnë në kurimin e këtyre lloj sëmundjeve.
Për Rigjenerimin e Lëkurës dhe Trajtimin e Akneve. Lëngu i domates, përdoret si maskë për pastrimin e fytyrës dhe trajtimin e akneve. Ajo ndihmon në përtëritjen e qelizave të lëkurës, si dhe heqjen e akneve. Fytyra e cila trajtohet me lëng domate duket më e freskët më shprehëse dhe më e re.
Për Djegiet e Lëkurës të Shkallës së Parë. Lëngu i domates është një ilaç mjaft efikas në rastin e djegieve të lëkurës. Menjëherë sapo lëkura ka pësuar djegie të shkallës së parë, lyerja e lëkurës së djegur me lëng domate ndihmon në ndalimin e nekrozës së mëtejshme të lëkurës dhe rehabilitimin e saj.
Për heqjen e Kallove. Një gjysëm kokrre domate, në të cilën kemi shtuar sheqer të imët në pjesën e brendshme të saj, vendoset mbi kallo për 8-9 orë. Veprimi përsëritet disa herë, derisa kalloja të hiqet me lehtësi.
Për sëmundjet e Mëlçisë. Në një tenxhere me më pak se 1 litër ujë, hedhim rreth 50 gr. gjethe të freskëta domatesh. Këto i lëmë të ziejnë mirë dhe lëngun e mbetur, pasi e kullojmë me napë, e pimë.
Për sëmundjet e Veshkave. Në një tenxhere me më pak se 1 litër ujë, hedhim rreth 50 gr. gjethe të freskëta domatesh. Këto i lëmë të ziejnë mirë dhe lëngun e mbetur, pasi e kullojmë me napë, e pimë.
Referencat
Hysni Dankshi; “Bimë mjekësore për çdo sëmundje”
Eqerem Aliu; “Perimet dhe Zarzavatet”