Domatja – Njohuri të Përgjithshme

Domatja është një bimë njëvjeçare që përfshihet në familjen solanore. Ajo është një nga perimet më të përdorura për njeriun me një shtrirje pothuaj nga të gjitha vendet për shkak të vlerave të saj ushqimore dhe mjekësore. Domatja është një mbrojtëse e madhe e shëndetit të njeriut. Me një sërë rekomandimesh kurative, domatja këshillohet të përdoret nga të gjithë, pasi është parandaluese mjaft e efektshme për shumë sëmundje. Për këtë arsye, në rrethet shkencore, domatja është pagëzuar me emrin “aleatja e shëndetit”.